LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i OpenAI sheh një rol ‘të madh’ nga ana e Izraelit për reduktimin e rreziqeve nga teknologjia e inteligjencës artificiale

Drejtori ekzekutiv i OpenAI sheh një rol ‘të madh’ nga ana e Izraelit për reduktimin e rreziqeve nga teknologjia e inteligjencës artificiale
Ilustrim (Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

CEO i OpenAI, Sam Altman, parashikoi një “rol të madh” për Izraelin në reduktimin e rreziqeve nga inteligjenca artificiale dhe sheh mundësi investimi në këtë vend pavarësisht debateve nëse duhet të monitorohet teknologjia pas ChatGPT-s dhe nëse po, si duhet të bëhet një gjë e tillë.

Altman është një nga zërat më të shquar të botës së teknologjisë që u kërkon qeverive që të nxjerrin me shpejtësi rregullore për t’u siguruar që inteligjenca artificiale të përdoret me përgjegjësi.

Pas vizitave të bëra në Evropë muajin e kaluar duke u takuar me ligjvënës dhe udhëheqës kombëtarë për të diskutuar perspektivat dhe kërcënimet e inteligjencës artificiale, Reuters raporton se Altman tani planifikon të udhëtojë në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe Korenë e Jugut – me vizitat të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë kësaj jave, transmeton Telegrafi.


Ai aktualisht ndodhet në Izrael, të cilin një studim i Universitetit të Stanford-it e ka renditur ndër pesë vendet më të mira për sistemet e rëndësishme të mësimit të makinerive dhe përqendrimin e aftësive të inteligjencës artificiale.

“Unë kam qenë shumë i ngazëllyer ndërsa kam bërë këtë udhëtim nëpër botë, duke u takuar me liderë botërorë, duke parë mendjemprehtësinë, fokusin dhe urgjencën për të kuptuar se si ne i zbusim këto rreziqe shumë të mëdha”, deklaroi Altman gjatë një takim me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

“Energjia në përdorimin e teknologjisë dhe përfitimet e saj pozitive është fantastike për t’u parë dhe jam i sigurt se Izraeli do të luajë një rol të madh”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Teknologji
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Teknologji
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë

MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë

Teknologji
Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok

Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok

Teknologji
Meta pushon nga puna pesë për qind të punëtorëve, shkarkohen ata me rezultate më të dobëta

Meta pushon nga puna pesë për qind të punëtorëve, shkarkohen ata me rezultate më të dobëta

Teknologji
Kalo në kategori