LAJMI I FUNDIT:

Propozimi për ndryshime kushtetuese nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeverinë e RMV-së

Propozimi për ndryshime kushtetuese nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeverinë e RMV-së

Propozim-nisma për ndryshime kushtetuese e përgatitur nga Grupi i punës nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeveri, të cilën duhet ta shqyrtojë në mbledhje, e më pas edhe ta dërgojë në Kuvend.

Ministria e Drejtësisë javën e kaluar punoi në pastrimin nomoteknik të propozimit, ndërsa ai u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

Qeveria sipas rregullit çdo të martë mban mbledhje të rregullt, por tani për tani nuk ka informatë nëse propozim-nisma do të gjendet në rend dite të mbledhjes së nesërme ose do të shqyrtohet plotësisht.


Grupi i punës në mbledhje të mbajtur para dhjetë ditëve e miratoi Propozim-nismën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me udhëzime për ndryshim dhe plotësim.

Ndryshimet janë në pjesën e Preambulës me atë që shtohen disa popuj. Në Preambulë pas “… popullit boshnjak” shtohen fjalët “populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik, populli egjiptian”, deklaroi pas takimit kryetarja e grupit të punës, Margarita Caca Nikollovska. Ndryshimi i dytë, siç shtoi ajo, është në pjesën e diasporës dhe në Amandamentin 34, i cili është zëvendësuar me nenin 49 dhe Amendamentit 2.

Në këtë Amendament të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin zëvendësohet neni 49 dhe Amendamenti 2, pas “… popullit boshnjak” gjithashtu shtohen fjalët “populli bullgar, kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik, populli egjiptian”.

Tani për tani është e paqartë nëse në Kuvend do të pranohen ndryshimet kushtetuese duke pasur parasysh se OBRM-PDUKM paralajmëron se nuk do t’i mbështesë. Për miratim të ndryshimeve kushtetuese nevojitet shumicë prej dy të tretave apo së paku 80 deputetë.

Për të mërkurën është paralajmëruar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski.

Siç kumtuan nga Qeveria, në takim do të bisedohet para së gjithash për vendimet të cilat duhet të sillen në Kuvend me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian të vendit, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë faktorëve politik në drejtim të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi javën e kaluar deklaroi se procedura për ndryshimet kushtetuese mund të fillojë dhe paralelisht të zgjasin bisedimet politike, duke pasur parasysh se nga parashtrimi i propozim-nismës deri në mbledhjen duhet të kalojnë 30 ditë në mënyrë që deputetët të mund ta shqyrtojnë. pritjet janë se ndryshimet kushtetuese do t’i dërgoheshin Kuvendit nga mesi i këtij muaji.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori