LAJMI I FUNDIT:

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat më të famshme evropiane.

Kundërshtarët më të mëdhenj të Nevera-s nuk e mohojnë përshpejtimin e mrekullueshëm, por më shpesh thonë se vetura është shumë e rëndë për të vozitur në kthesa, dhe se nuk mund të bëjë më shumë se një xhiro të plotë.

Vozitja në Nürburgring do të largonte pjesën më të madhe të presionit nga skeptikët, transmeton Telegrafi.


Në çdo rast, Nevera i ka të gjithë përbërësit për të qenë i shpejtë në pistë. Pak më shumë se 20 kilometra kthesa në Nürburgring, duhet të përfundojnë në më pak se 7 minuta nëse do të fitoni titullin lajkatar të automjetit më të shpejtë elektrik në qarkun e famshëm gjerman.

Kujtojmë, rekordin në fushën e prodhimit të automjeteve e mban Porsche Taycan Turbo S me kohën 7:33.3.

Sidoqoftë, Nio EP9 kineze kaloi një xhiro prej 6:45.9 në vitin 2017, por asnjë nga 16 shembujt e prodhuar nuk lejohet në rrugët publike.

Më në fund, është Volkswagen ID.R, i cili vendosi një varg rekordesh në Nürburgring, duke bërë një xhiro në qershor 2019 me një kohë të jashtëzakonshme prej 6:05.

Nuk dihet në çfarë kohe duan të mbërrijnë Nevera dhe Rimac. /Telegrafi/