LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Osmani e Vuçiq përplasen në samitin e Moldavisë rreth gjendjes në veri

Reuters: Osmani e Vuçiq përplasen në samitin e Moldavisë rreth gjendjes në veri

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë këmbëngulën të enjten se duan të zbutin krizën në veri të Kosovës, por treguan pak shenja të tërheqjes nga pozicionet e tyre kundërshtare.

Me të arritur në një samit në Moldavi, me më shumë se 40 liderë evropianë, Vjosa Osmani e Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë nuk e përshëndetën njëri-tjetrin edhe pse qëndronin vetëm disa metra larg.

Të dyja palët janë nën presionin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje pas një periudhe të gjatë krizash mes qeverisë së Kosovës dhe minoritetit serb, që janë shumicë në veri.


Dhuna u ndez të hënën pasi autoritetet e Kosovës, të mbështetura nga Njësitë Speciale të Policisë, vendosën kryetarët shqiptarë etnikë në zyrat në komunat veriore. Kryetarët e komunave ishin zgjedhur me pjesëmarrje prej vetëm 3.5 për qind të votuesve, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet lokale, raporton reuters.

Osmani tha se Beogradi po përpiqej të destabilizonte Kosovën pasi nuk kishte arritur të pajtohej me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia, transmeton Telegrafi.

Osmani nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, reagon presidenti serb
Lexo po ashtu Osmani nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, reagon presidenti serb

“Të gjithë e kuptojmë se kërcënimi i vërtetë në fakt vjen nga mohimi i Serbisë për ekzistencën e një shteti sovran të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo akuzoi Vuçiqin për mbështetjen e bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat sipas saj ishin përgjegjëse për përleshjet që plagosën 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s dhe 52 protestues serbë.

“Presidenti Vuçiq duhet të ndalojë së mbështeturi bandat kriminale në Kosovë. Kjo është ajo që ai duhet të bëjë nëse dëshiron vërtet paqe. Ai ende nuk e ka treguar këtë”, tha ajo.

Serbia e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Pas arritjes në samitin që po mbahet në Moldavi, Vuçiq ishte më pak i ashpër në retorikën e tij krahasuar me të parën e shtetit të Kosovës.

Ai tha se autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin “kryetarët e supozuar” nga veriu dhe deklaroi se njësitë speciale të policisë së Kosovës ishin atje ilegalisht.

“Serbia do të bëjë më të mirën dhe maksimumin për të de-përshkallëzuar situatën, që do të thotë se ne do të përpiqemi t’i bindim serbët të ecin përpara në qetësi dhe me paqe”, tha ai dhe shtoi se “Ata janë shumë të vendosur. Ata duan të shohin largimin e njësive speciale të policisë”.

Osmani tregon detajet e takimit me Macronin dhe Scholzin
Lexo po ashtu Osmani tregon detajet e takimit me Macronin dhe Scholzin

Ndryshe, Osmani dhe Vuçiq janë takuar veçmas me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, një organ prej më shumë se 40 vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori