LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahen të qetë qytetarët që ishin mbledhur tek Ura e Ibrit

Shpërndahen të qetë qytetarët që ishin mbledhur tek Ura e Ibrit

E plotësuar:  Qytetarët që ishin mbledhur për të protestuar në jug të Mitrovicës, konkretisht tek Ura e Ibrit, janë shpërndarë të qetë.

Protesta e tyre ka zgjatur vetëm pak minuta. Ata ishin mbledhur pas thirrjeve që të mërkurën ishin bërë nga profile të ndryshme në rrjete sociale.

Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje që kjo protestë të bojkotohet. /Telegrafi/


—-

Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

E plotësuar: Qytetarët që janë mbledhur në jug të Mitrovicës për të protestuar kanë nisur duke kënduar “jo nuk ndahet Mitrovica”.

Ata kanë vazhduar me brohoritma “Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar” .

Qytetarët po vazhdojnë duke kënduar këngë të tjera si “për Kosovë jetën dojm me dhanë”.

Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK” e gjithashtu nuk kanë kursyer as fyrjet ndaj Serbisë.

Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve. /Telegrafi/

—-

Ndonëse u bë thirrje për mospjesëmarrje, qytetarët mblidhen tek Ura e Ibrit

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në afërsi të Urës së Ibirit në Mitrovicë, për të marrë pjesë në protestën e cila u thirr në rrjetet sociale nga profile dhe persona deri tash të pa njohur.

Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sveçla: Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës, të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës
Lexo po ashtu Sveçla: Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës, të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës

Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Shumë prej qytetarëve shihem me flamujt “Autochthonous” dhe atë kombëtar.

Njëri prej qytetarëve  ka thënë se me ardh puna edhe pa bukë edhe pa ujë rrimë, dhe ne do të shkojmë në mënyrë paqësore.

Disa të tjerë janë dëgjuar duke thënë se “nuk ka kthim mbrapa”.

Autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar” nga persona të dyshuar jashtë Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori