LAJMI I FUNDIT:

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

Jose Mourinho ishte protagonisti gjatë dhe pas finales së Ligës së Evropës që Roma përfundoi duke humbur në penallti kundër Sevillas në stadiumin Puskas Arena në Budapest të Hungarisë.

Trajneri portugez ishte shumë kritik ndaj ecurisë së gjyqtarit në deklaratat e tij pas ndeshjes, ndërsa për skuadrën e tij tha se kthehen të vdekur në shtëpi.


“E vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar. Shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie. Por, ishte një lojë e madhe, një finale e madhe”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Kishim shanset më të mira për të fituar. Pastaj penalltitë janë penallti, duhet t’i shënosh dhe ata kanë fituar”.

Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës

Mourinho nuk ngurroi të denonconte se gjyqtari iu duk spanjoll, aq shumë kartonë të verdhë dha.

“Kur duhej t’i jepte Lamelës të dytin, ai nuk ia dha. Dhe më pas shënoi një nga penalltitë. Është një padrejtësi”, këmbënguli portugezi.

Ankesat e Mourinhos për gjykimin e Taylor në finale

Trajneri i Romës dha disa shembuj të asaj që ai i konsideroi vendime të këqija nga gjyqtari Anthony Taylor.

“Ndikimi i gjyqtarëve në ndeshjet tona është diçka me të cilën jemi mësuar, por në një finale evropiane nuk e prisja”.

“Vetëm shikoni gojën e Ibanez dhe kuptoni gjithçka, shihni Lamela që ka gjuajtur një penallti dhe duhet të ishte përjashtuar; Mjafton të shihni se skuadra që luajti më mirë në pjesën e parë është ajo që ka përfunduar me tre kartonë të verdhë. Pellegrini bie dhe është i verdhë, Ocampos simulon dhe nuk ka karton të verdhë”.

“Sevilla është një ekip i madh, është një realitet. Ata kanë një skuadër që ne nuk e kemi. Gjithashtu kanë përvojën. Ne patëm një pjesë të parë të shkëlqyer, pastaj padyshim që ata patën një reagim”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori