LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni tmerron turistët britanikë në Afrikën e Jugut, u vërsulet në barkë – tregon dhëmbët e mprehtë

Peshkaqeni tmerron turistët britanikë në Afrikën e Jugut, u vërsulet në barkë – tregon dhëmbët e mprehtë

Ky është momenti rrëqethës kur një peshkaqen i bardhë gjigant del mbi sipërfaqen e ujit dhe i vërsulet turistëve britanikë, që ishin në një barkë në Afrikën e Jugut dhe peshkaqeni pak centimetra larg tyre tregon dhëmbët e mprehtë.

Videoja amatore tregon peshkaqenin mbi tri metra të gjatë duke kërcyer nga uji, dhe kap një copë të mishit të peshkut që turistët britanikët e përdornin si karrem, transmeton Telegrafi.

Ishte një nga katër peshkaqenët e tillë që notonin rreth barkës në plazhin Kelin Brak në afërsi të brigjeve Mossel në Afrikën e Jugut.


Në video shihet peshkaqeni, kurse pamjet janë filmuar me kamerë GoPro nga një turist britanik i cili njëherit është zhytës dhe i pëlqen të eksperimentoj nëpër ujëra.

Mark Graham, 31-vjeç nga Preston, Angli, ishte i shoqëruar nga një grup tjetër turistësh nga vendlindja e tij, kur hasën në këtë peshkaqenë.

Për fat të mirë në këtë sulm nuk është lënduar askush, kurse peshkaqenët raportohet të jenë larguar disa momente më pas kurse zhytësit vazhduan eksplorimin e tyre. /Telegrafi/