LAJMI I FUNDIT:

Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë

Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë

Milot Rashica është shpallur kampion i Turqisë me Galatasarayn në vitin e tij të parë në Stamboll.

Sulmuesi kosovar është i huazuar te gjiganti turk nga Norwich City dhe ka pasur një vit fantastike, duke lënë në bankë emra si Nicolo Zaniolo e Yunus Akgun.

26-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare në Superligën e Turqisë ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.


Milot Rashica asiston në fitoren që ia mundësoi Galatasarayt të shpallet kampion i Turqisë
Lexo po ashtu Milot Rashica asiston në fitoren që ia mundësoi Galatasarayt të shpallet kampion i Turqisë

Pasi fitoi titullin e kampionit, Milot Rashica me flamurin e Kosovës në krahët e tij ka folur për vitin e tij të parë në Stamboll.

“Ka qenë një sezon i vështirë. Ne filluam mirë dhe përfunduam mirë. Duke parë të gjithë sezonin, ne luajtëm ndeshje të vështira”.

“Ne u bëmë kampionë në pikën ku arritëm. Ne shënuam shumë mirë. Nuk ka pavarësisht se kush shënon, të gjithë ata gola të bukur na sollën trofeun sot”, tha Rashica pas ndeshjes.

E ardhmja e kosovarit tani vazhdon të jetë ende e paqartë pasi Galatasaray ende nuk ka arritur marrëveshje me Norwichin për blerjen përfundimtare të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori