LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Të premten grupe qytetarësh serbe u përplasën me Policinë e Kosovës, e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre.

Serbët sulmuan me gurë policët dhe gazetarët, me ç’rast u lënduan pesë policë, të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, ata po ashtu kanë sulmuar edhe ekipet e gazetarëve, duke ua dëmtuar veturat e tyre, transmeton Telegrafi.

Në mesin e dëmeve që shkaktuan serbët ishin edhe 4 vetura zyrtare.


Policia në reagimin e saj bëri të ditur se kërkesat e tyre nuk ishin përfillur nga serbët, ku edhe kishin vazhduar me sulme.

“Kërkesat e ligjshme të zyrtarëve policorë nuk janë përfillur, persona të caktuar brenda turmës në Zveqan kanë shfaqur dhunë, kanë hedhur mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare. Me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejtë të shfaqur ndaj jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje ishin detyruar të reagojnë me mjetet e tyre të ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”, kishte njoftuar Policia.

Në disa pamje që ka publikuar ATV shihet momenti kur serbët sulmojnë policët, duke mos kursyer asgjë.

Për situatën e krijuar në veri ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët si dhe nga liderët e shtetit.

BE dhe SHBA kërkuan të mos ketë përshkallëzim të situatës dhe të mos ketë provokime nga asnjëra palë.

AGK: Gazetarët, të rrezikuar gjatë raportimeve nga veriu i Kosovës
Lexo po ashtu AGK: Gazetarët, të rrezikuar gjatë raportimeve nga veriu i Kosovës

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, pohuan se rend dhe ligj duhet të ketë në gjithë vendin, ndërsa ftuan qytetarët serbë të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj.

Ndryshe, dy ditë pas zhvillimeve atje, Policia ka konsideruar se situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori