LAJMI I FUNDIT:

Rikthim sensacional i Espanyolit ndaj Atleticos për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë

Rikthim sensacional i Espanyolit ndaj Atleticos për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë
(Foto: Getty Images)

Espanyoli është kthyer nga disavantazhi prej tre golash për të barazuar (3-3) kundër Atletico Madridit në RCDE Stadium, në ndeshjen e xhiros së 36-të në La Liga.

Edhe pse nuk kishte ndonjë objektiv në këtë përballje, skuadra mysafire realizoi dy gola në gjysmën e parë. Saul Niguez (21’) dhe Antoine Griezmann (44’) ishin golashënues.


Me të filluar pjesa e dytë (46’), Yannick Carrasco shfrytëzoi një top të kthyer për ta shënuar golin e tretë.

(Foto: Getty Images)

Rikthimi për ekipin e vendas filloi me golin e Cesar Montes në minutën e 64. Një penallti të akorduar në favor të vendasve, Joselu e konvertoi në gol (76’).

Aleix Vidal dhuroi një harkim të mirë, të cilin e shfrytëzoi Vinicius Souza për t’i barazuar shifrat (79’).

Falë kësaj pike, Espanyoli mbetet në vendin e parafundit në tabelë me 35 pikë, tri pikë prapa zonës së shpëtimin kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori