LAJMI I FUNDIT:

I shpallur në kërkim në Itali për plagosje, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë

I shpallur në kërkim në Itali për plagosje, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje dhe mbajtje të armëve të zjarrit pa leje, është arrestuar pasditen e sotme në Kavajë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Reni Djalja, ndërkohë që pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Parma”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, Interpol Tiranën dhe Interpol Romën. Kapet në Kavajë, një 25-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane, i akuzuar si bashkautor i një plagosjeje të rëndë me armë zjarri, të kryer në Itali, më 3 mars të vitit 2022″, shkruan policia.


“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, për krime kundër personit, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Parma””, tha policia.

“Në kuadër të këtij operacioni, Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kapur në Kavajë dhe ka arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Reni Djalja, 25 vjeç, banues në Kavajë. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.

“Më datë 03.03.2022, në Salsomaggiore Terme, Parma, shtetasi R. D., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin shqiptar L. V. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.”, njofton Policia e Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori