LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të vrasë biznesmenin me tritol në Elbasan, konfirmohet dënimi 25 vjet burg për Astrit Sinanajn

Tentoi të vrasë biznesmenin me tritol në Elbasan, konfirmohet dënimi 25 vjet burg për Astrit Sinanajn

Gjykata e Apelit ka konfirmuar sot dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Në korrik 2020, Gjykata e Elbasanit e shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vite burgim Astrit Sinanajn, të akuzuar për katër vepra penale të “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Për Sinanajn, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 30 vite burgim. Ndërsa personi tjetër i pandehur në këtë çështje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Thanas Thoma, një ish-punonjës kazinoje në Elbasan, është dënuar me 10 muaj burgim. Për Thomën, prokuroria kishte kërkuar në pretencën e saj, dënimin me 1.6 vite burgim. Ndërkohë u dënua me 10 muaj burg.

Sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin. Verzivolli, objektivi i këtij atentati gjatë dëshmisë në gjykatë deklaroi se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj. Sinanaj kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për “Mbajtjen pa lejë të armëve”.

Sinanaj, është dyshuar nga policia edhe për vendosjen e tritolit në hyrje të një tjetër klubi nate në Elbasan në pronësi të K.M., por për shkak të mungesës së provave kjo çështje tashmë është pezulluar. Sipas akuzës së Elbasanit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 6 maj 2017, ku Sinanaj ka tentuar të vrasë me 1 kg tritol C4 biznesmenin, Fuad Verzivolli, që fatmirësisht nuk shpërtheu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori