LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë e pakënaqur me inspektimet për Ligjin për Kontrollin e Duhanit

Ministria e Bujqësisë e pakënaqur me inspektimet për Ligjin për Kontrollin e Duhanit
(Foto: HelpGuide)

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke folur për Ligjin për kontrollin e duhanit, ka thënë se numri i inspektorëve do të rritet.

Ai ka shtuar se rreth 20 inspektorë shtesë do të rekrutohen në Ministrinë e Bujqësisë ku përfshihet edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

“Në kuadër të buxhetit dhe organogramit të aprovuar, diku i kemi mbi 20 nëse s’gaboj, 27 janë nëpër agjenci të ndryshme brenda institucionit që unë drejtoj, kemi me i sistemu gjatë vitit 2023 për shkak të nevojave që ekzistojnë”, ka thënë ai.


Më tej Peci ka shtuar se ka inspektuar edhe punën në terren se sa po respektohet Ligji i duhanit, duke shtuar që nuk është i kënaqur me atë që ka parë.

“I kam inspektu unë inspektorët në mënyrën se si po i realizojnë inspektimet dhe me gjendjen që e kam parë në terren s’jam i kënaqur. Një numër i konsiderueshëm i inspektorëve e kanë një moshë bukur të shtyrë, e në disa qytete kam parë njëfarë familjarizimi që nuk është i lejueshëm dhe i dëshirueshëm mes mënyrës si komunikojnë inspektorët dhe afaristët”, tha më tej ministri i Bujqësisë në emisionin Kallxo Përnime.

Ai ka propozuar që të ketë rrotacion të inspektorëve.

“Gjysma e lokaleve në Ferizaj p.sh. e respektojnë Ligjin në plotni dhe gjysma tjetër jo. Njëri nga ata që më shoqëruan mua për të parë gjendjen tek ato vende që nuk respektohej ligji, u kërcënua në prezencë të Policisë ku në Ferizaj po thoshin që i zoti i lokalit ish njeri i fortë, dhe askush nuk po mundte t’i shqiptonte gjobën madje edhe inspektorët po hezitonin me shku”, tha Peci.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori