LAJMI I FUNDIT:

Lakers dhe Clippers marrin fitore të mëdha në ‘Play-Off’, triumfojnë në udhëtim ndaj Memphis dhe Phoenix

Lakers dhe Clippers marrin fitore të mëdha në ‘Play-Off’, triumfojnë në udhëtim ndaj Memphis dhe Phoenix

Skuadrat nga Los Angeles, LA Lakers dhe LA Clippers e kanë nisur për mrekulli ‘Plya-Off’-in në elitën e basketbollit amerikan NBA, duke triumfuar në ndeshjet e para në udhëtim.

Lakers kanë marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Memphis Grizzlies me 16 pikë diferencë 112:128.


Ka qenë një ndeshje e barabartë deri në dy minutat e fundit kur Lakers finalizuan disa aksione dhe ngritën epërsinë.

Ylli japonez, Rui Hachimura është futur nga banka rezervë për të shkëlqyer në këtë ndeshje me 29 pikë, gjashtë kërcime e një asistim.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Austin Reaves shkëlqeu me 23 pikë, derisa Anthony Davis ishte i jashtëzakonshëm me 22 pikë, 12 kërcime, tre asistime dhe shtatë bllokada.

LeBron James shtoi 21 pikë, 11 kërcime, pesë asistime e tre bllokada, derisa D’Angello Russell e mbylli ndeshjen me 19 pikë e shtatë asistime.

Te vendasit më i miri ishte Jarrent Jackson me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Los Angeles Clippers në fushën e Phoenix Suns me pesë pikë diferencë 110:115.

Më meritori për fitoren e Clippers ishte Kawhi Leonard me 38 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori