Mustafa: Qeveria po vepron në kundërshtim me mirëqenien e qytetarëve, të hiqet TVSH-ja në faturat e rrymës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga qeveria që të ulë në zero tatimin për faturat e energjisë elektrike, në mënyrë që qytetarët të përballojnë shtrenjtimin e serishëm të energjisë prej 15.4 për qind. Sipas tyre, urgjente është edhe krijimi i kapaciteteve të reja gjeneruese për energji.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në konferencë për medie të premten, tha rritja e çmimit të energjisë dy herë brenda dy viteve të Qeverisë Kurti është pamje e qartë e dështimeve ekonomike të tyre dhe shtrydhjes financiare të familjeve kosovare.
“Për herë të dytë në këto dy vite të kësaj qeverie, të gjithë qytetarëve u rritet çmimi i energjisë elektrike, kësaj radhe për 15.4 për qind. E tëra kjo në këtë kohë krize, kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 për qind, kur tatimi në pronë është rritur 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik dhe as në sektorin privat dhe kur kursimet pensionale në Trust janë zvogëluar për 106 milionë euro.
Shto kësaj faktin se vitin e kaluar investimet kapitale ishin realizuar për vetëm rreth 60 për qind, ndërsa qeveria mburret se i kanë tepruar qindra miliona euro dhe ju krijohet një pamje e qartë e dështimeve ekonomike të kësaj qeverie dhe të shtrydhjes financiare të familjes kosovare” , tha ai, raporton kp.
Mustafa u shpreh kritik ndaj ekzekutivit për mosinvestimet në krijimin e kapaciteteve të reja në energji.
“Për të keqësuar edhe më tej gjendjen në sektorin e energjisë kjo qeveri për dy vite nuk ka investuar as një cent të vetëm në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike. Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim të çmimit të rritur të energjisë nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë.
Investimi i këtyre milionave në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese është e vetmja zgjidhje afatgjatë e qëndrueshme. Për më keq procesi i remonteve të KEK-ut ishte vonuar shumë gjatë këtyre dy viteve duke ulur ndjeshëm prodhimin vendor dhe duke rritur nevojën për import të energjisë me çmime tejet të larta”, shtoi ai.
Përkitazi me këtë, ai dha edhe një rekomandim ndaj qeverisë për tejkalim të krizës energjetike.
“Janë bërë dy vite që i sugjerojmë qeverisë një gjë të tillë. Në rastin e energjisë elektrike ka qenë zvogëlimi në zero i TVSh-së në faturat e energjisë”, theksoi Mustafa.
Ndërkaq, tha se i vetmi vend ku qytetarët e kanë parë ndryshimin e Qeverisë Kurti është në faturat e tyre të energjisë, duke iu ardhur gjithnjë e më të shtrenjta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje