LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk është mirë të thoni “Asociacioni po bëhet”

Kurti: Nuk është mirë të thoni “Asociacioni po bëhet”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh Asociacionin, para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese do të kishte sjellë ‘Republika Srpska’ në Kosovë. Ai tha se Serbisë i kanë dështuar disa plane për Asociaicionin.

I pari i qeverisë tha se ka disa ide që ende s’janë të elaboruara se si vetëmenaxhimi, jo që s’do të jetë vetëqeverisje, por do të jetë plotësisht në suazat e marrëveshjes kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare.


“Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’. Asociacioni ndodhet brenda thesit dhe neni 10 thotë të zbatohen të gjitha marrëveshjet, që janë valide dhe të obligueshme”.

“E kemi një rast të mirë, nuk kisha dashur të thellohem më tej. Marrëveshja e vitit 2013 i ka tri pjesë, dy i ka shkelur Serbia. Ajo e 2015-ës është rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur Kurti në  Klan Kosova.

Kurti: Qëndrimi im vetëvendosës nuk ka ndryshuar - atëherë edhe sot, jo “Zajednices"
Lexo po ashtu Kurti: Qëndrimi im vetëvendosës nuk ka ndryshuar - atëherë edhe sot, jo “Zajednices"

Tutje, ai tha se s’ka teori që nenet 9 dhe 10 ta kalojnë Gjykatën e Strasburgut.

“Njëra thotë që komandanti i katër komunave në veri do të jetë serb dhe tjetra thotë që shumica në Gjykatën e Apelit do të jenë serbë, s’ka shanse”, tha ai.

Më tej, Kurti tha se Serbisë i kanë dështuar disa plane, ku sipas tij, “plani A” ka qenë që Asociacioni të jetë si parakusht i fillimeve të bisedimeve.

“Plani B ka qenë që Asociacioni të vendoset në preambulë, ka rënë. Plani C ka qenë që të vendoset në nenin një apo dy, ka rënë. Plani D apo Ç, ka qenë që të jetë Asociacioni nen i veçantë.  Sot e ke planin franko-gjerman të shndërruar në marrëveshje midis neve, ku Asociacioni është njëri prej 39 marrëveshjeve në nenin 10. Kaq kam mundur të bëjë”, është shprehur Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori