LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën nga Klina

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën nga Klina
Foto: Ilustrim

Prokurori i shtetit ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, i cili dyshohet se gjatë ditës së mërkurë ka dhunuar një vajzë të mitur nga komuna e Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.


“Është parashtruar kërkesa nga Prokurori i shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “dhunim”. Seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka thënë Nikçi.

E mitura nga Klina ishte zhdukur dhe gjetur në Mitrovicë – policia dyshon se është dhunuar
Lexo po ashtu E mitura nga Klina ishte zhdukur dhe gjetur në Mitrovicë – policia dyshon se është dhunuar

Ndërkaq Telegrafi mëson nga burime se viktima kishte qenë pre e dhunimit edhe disa herë më parë, dhe se e njëjta është e moshës rreth 14 vjeçare.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se e mitura ishte raportuar dje nga babi i saj si e zhdukur.

Ankuesi kishte deklaruar se vajzën e ka kërkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet në qytetin e Mitrovicës.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar. Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё”, thuhej në njoftimin e policisë.

I dyshuari  pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ishte dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori