LAJMI I FUNDIT:

S&P: Rritja reale ekonomike në Shqipëri pritet të ngadalësohet në 2.4 për qind në 2023, perspektiva mbetet e qëndrueshme

S&P: Rritja reale ekonomike në Shqipëri pritet të ngadalësohet në 2.4 për qind në 2023, perspektiva mbetet e qëndrueshme

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”, në rishikimin më të fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Standard & Poor’s parashikon se rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) do të ngadalësohet në 2.4 për qind këtë vit për shkak të kërkesës më të dobët nga Evropa, politikës monetare më të shtrënguar dhe reduktimit të stimulit fiskal.

Më pas, rritja do të rikuperohet në një mesatare prej 3 për qind, e mbështetur nga lehtësimi i kushteve financiare dhe përmirësimi i aktivitetit ekonomik global.


Deficiti fiskal do të ngushtohet në 3.2 për qind të PBB-së në vitin 2023, në përputhje me zotimin e qeverisë për të vazhduar konsolidimin fiskal si dhe për të balancuar financat publike.

Perspektiva e qëndrueshme pasqyron pikëpamjen e agjencisë se Shqipëria mund të vazhdojë të menaxhojë efektet indirekte ekonomike nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Sipas agjencisë vlerësimet mbështeten nga perspektiva e moderuar e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe fleksibilitetit të saj monetar nëpërmjet regjimit të kursit të lirë të këmbimit dhe rezervave valutore relativisht të larta. Këto në veçanti, vazhdojnë të shërbejnë si amortizues të rëndësishëm ndaj goditjeve të mundshme të jashtme.

Për më tej, pavarësisht goditjeve të jashtme të viteve të fundit me të cilat është përballur vendi, agjensia beson se autoritetet do të rikthehen në pozicionin e tyre konsolidues fiskal, duke ulur kështu borxhin publik në vitet e ardhshme.

Me rëndësi është që agjencia beson se autoritetet do të respektojnë rregullat e tyre fiskale siç përcaktohen në Ligjin Organik të Buxhetit (OBL). Këto rregulla fiskale përcaktojnë që qeveria duhet të arrijë një balancë primare që prej vitit 2024 dhe të targetojë raportin e borxhit ndaj PBB-së në rënie të vazhdueshme derisa ai të bjerë dhe qëndrojë poshtë nivelit 45 për qind. Agjencia vë në dukje se autoritet po synojnë një balancë primare pozitive që në vitin 2023, një vit përpara afatit.

Agjencia parashikon që deficiti i llogarisë korente mbetet përgjithësisht i qëndrueshëm, në 6.9 për qind të PBB-së në vitin 2023, kryesisht për shkak të importeve më të lira të energjisë dhe lëndëve të para.

Megjithatë, deficiti tregtar i mallrave të Shqipërisë do të mbetet relativisht i lartë, por do të kompensohet disi nga një rritje e fortë në remitancat e emigrantëve dhe eksportet e shërbimeve, në veçanti të ardhurat nga turizmi. Gjatë viteve të ardhshme, deficiti i llogarisë korente pritet të vazhdojë të ngushtohet me rritjen e aktivitetit ekonomik global, uljen e çmimeve të mallrave dhe me rimëkëmbjen e të ardhurave nga turizmi. Flukset hyrëse neto të investimeve të huaja direkte (IHD) dhe huamarrja e jashtme pritet të vazhdojnë të financojnë deficitin e llogarisë korente.

Sektori bankar i Shqipërisë vlerësohet likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Kreditë me probleme arritën në 5% të kredive në dhjetor, krahasuar me një kulm prej gati 25% në vitin 2014.

Anëtarësimi në BE ka mbetur një prioritet kyç i politikave të administratave qeveritare të njëpasnjëshme, që kur Shqipëria u shpall kandidate në qershor 2014. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori