LAJMI I FUNDIT:

Hoti i reagon Muratit: Prezantimi si sukses i suficitit buxhetor në krizën e inflacionit, është naivitet

Hoti i reagon Muratit: Prezantimi si sukses i suficitit buxhetor në krizën e inflacionit, është naivitet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi që ky i fundit është lavdëruar me menaxhimin e financave publike gjatë vitit 2022.

Murati tha se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik.


E për deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti prezantimi i suficitit buxhetor si sukses, është naivitet.

“Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet. Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor”, ka shkruar Hoti.

Murati flet për rekord historik: Financat publike janë kthyer në binarë, thesi i shqyer është qepur
Lexo po ashtu Murati flet për rekord historik: Financat publike janë kthyer në binarë, thesi i shqyer është qepur

Hoti ka thënë se në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit.

Murati kishte shkruar se “Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur”.

Ai përmes një grafikoni ka bërë të ditur se deficiti buxhetor është zvogëluar në vetëm -46.1 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, ka shkruar tutje Ministri i Financave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori