LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i naftës në Shqipëri

Bie çmimi i naftës në Shqipëri

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka publikuar këtë të marte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë 184 lekë [1.59 euro] për litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litri.


Çmimi i naftës në pompë shënon një ulje me 3 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 185 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 1 lek për litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 75 lekë/litri duke qëndruar në të njëjtat nivele të pandryshuara.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 28 mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Lajme
Banorët e lagjes

Banorët e lagjes "Kalabria" mblidhen para Komunës së Prishtinë, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

Lajme
IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

IKD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet me koston e jetesës siç ua garanton ligji

Lajme
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Mashtruan një qytetar kinse ia kanë shitur banesën duke ia marrë 90 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori