Përkundër rritjes së vazhdueshme të te hyrave tatimore, në formalizmin e punësimit shihet se ende ka një numër të madh të bizneseve të cilat kanë të hapura llogaritë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe vazhdojnë të mos deklarojnë për punëtorë fare.
Kështu u tha sot gjatë panelit të diskutimit me temën “Formalizimi i punësimit”, i organizuar nga ATK-ja në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet. Panelistët gjatë diskutimit u bënë thirrje bizneseve që të mos mbajnë punëtorë pa kontratë pune.
Drejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se falë punës që po bëjnë në këtë drejtim janë rritur të hyrat tatimore sa i përket formalizimit. Mirëpo, sipas tij krahas kësaj rritje, në bazë të punës që kanë bërë kanë vërejtur që ka një numër të madh të bizneseve të cilat kanë të hapura llogarit në ATK dhe vazhdojnë të mos i deklarojnë punëtorët.
“ATK krahas shumë reformave që është duke bërë, një ndër reformat kyçe është pjesa e formimit të modulit të riskut. Si rezultat i asaj vetëm periudhën e zbatimit të projektit diku mbi 5,200 punëtorë janë formalizuar, vetëm vitin e kaluar kemi 4130 punëtor të identifikuar nga ana e ATK-së si punëtor të paformalziuar. Krahas kësaj nëse shohim trendin e numrit të të punësuarve që raportohen në ATK, shihet se nëpër vite kemi një mesatare rreth 20 mijë punëtor që janë të raportuar në ATK dhe kjo bënë të kuptojmë që jemi në drejtim të mirë. Përkundër kësaj rritje të vazhdueshme, kanë treguar që kemi një numër të madh të bizneseve të cilat kanë të hapura llogaritë në ATK dhe vazhdojnë të mos deklarojnë për punëtor fare”, tha Murtezaj.
Ai bëri thirrje që të bashkohen të gjithë, sepse sipas tij, jo në Kosovë por në asnjë vend më të zhvilluar nuk mund të luftohet informalitieti pa bashkëpunim me qytetarët apo OJQ-të e ndryshme.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës (IP), Hekuran Nikqi tha se IP është duke krijuar edhe mekanizma tjerë për formalizimin e punësimit dhe për këtë ai tha se po e bëjnë të pamundur që të rrisin edhe numrin e inspektorëve.
“Inspektorati i Punës si mekanizma që ka krijuar për mbikëqyrjen e ligjit të punës së deklaruar ka rritur inspektimet që nga viti i kaluar. Në janar të vitit 2022, IP në kuptimin e formalizmit ka pasur 292 inspektime ndërsa në janar të këtij viti ka IP ka kryer mbi 400 inspektime në këtë aspekt. IP është duke u përpjekur të krijojë edhe mekanizma tjerë për formalizimin e punës, ku përfshihet edhe rritja e numrit të inspektorëve. Aktualisht me 33 inspektorë sa kemi në shtatë regjione në vend, është shumë e vështirë të arrihen edhe tragetet që i kemi të vendosura”, tha Nikqi.
Ai po ashtu ka theksuar se që nga viti i kaluar IP ka funksionalizuar linjën telefonike dhe një adresë zyrtarë në të cilën palët mund të drejtohen me ankesa që i trajtojnë me prioritetit.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se gjatë punës në terren kanë vërejtur ndryshime të dukshme në biznese.
Sipas tij, edhe bizneset janë vetëdijesuar që të mos pranojnë punëtor pa pasur mundësinë të ja sigurojnë një kontratë pune.
“Ne kemi arritur që gjatë tërë kohës të organizojmë kampanja dhe në bashkëbisedim edhe me vizitat që kemi në biznese, anëtaret e odës gjithmonë ta ngrisim çështjen e formalizmit të punëtorëve. Në diskutim edhe me bizneset kemi një përmirësim të madh. Është shumë e rëndësishme me pas një kontratë sa i përket të drejtave dhe obligimeve të punëtorëve, por në anën tjetër edhe biznesi ka kaluar në nivel të ri, ku kanë pa sa është e rëndësishme me pas një kontratë me punëtoret…21:45 Për të punësuar një punëtor duhesh të investosh në të. Duke u nisur nga këto raste bizneset kanë ngritur vetëdijen në të cilën nuk merr punëtor pa kontratë, dhe kjo ka arritur që të ndihmojë edhe në formalizmin e punëtorëve”, tha Rafuna. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze