Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se që nga dita e nesërme ai do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Humolli ka thënë tha se ky vendim ka ardhur pas pakënaqësive të tij në Vetëvendosje dhe për shkak se subjekti në fjalë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij.
“Unë jam deklaruar publikisht që kjo Qeveri e meriton dy vite me e provu me pa se si do të punon si do ta zhvillon vendin, kurse unë kam pas pakënaqësi për shkak se kur kam hy në listë i kam pasur tri kërkesa të mijat për arsye të thjeshtë duke pa gjendjen faktike çfarë ka qenë Kosova”, tha Humoll, për tëvë1.
Tutje ai theksoi se Vetëvendosje nuk e ka kuptuar pse i ka marrë 51 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.
“Nga nesër besoj që do të jem deputet i pavarur brenda Kuvendit të Kosovës, dhe do të bëj përpjekje brenda mundësive të mija me ndiku edhe në Qeveri por edhe në pjesën e opozitës me reflektu. Sepse po kam përshtypje se as Vetëvendosja nuk e ka kuptuar pse i ka marrë 51 për qind, e as opozita nuk e ka kuptuar drejtë se pse është sot në opozitë”, shtoi ai.
Ndryshe, deri më tani nga grupi parlamentar i LVV-së janë larguar deputetët Doarsa Kica-Xhelili dhe Haki Abazi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'