LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet polake thonë se kanë “thyer” rrjetin e spiunazhit

Autoritetet polake thonë se kanë “thyer” rrjetin e spiunazhit

Një rrjet spiunimi rus në Poloni është ‘thyer’ sipas Shërbimit Sekret polak dhe ministrisë së Mbrojtjes të këtij vendi.

Transmetuesi privat RMF FM raportoi dje se një grup i spiunëve që punonin për Rusinë janë arrestuar, transmeton Telegrafi.

RMF raportoi se Shërbimi Sekret polak ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Rusinë dhe pretendojnë se ky grup planifikonte aktivitete sabotimi.


Duke folur për këtë rrjet spiunësh, ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak tha për transmetuesin publik Polskie Radio 1: “dua të përmend suksesin e madh që u arrit nga zyrtarët e agjencisë së inteligjencës, sepse i tërë rrjeti i spiunëve është zbuluar”.

Kishin vendosur kamera sekrete “për të vëzhguar” perëndimorët që shkonin në Ukrainë, në Poloni arrestohen një grup spiunësh rusë
Lexo po ashtu Kishin vendosur kamera sekrete “për të vëzhguar” perëndimorët që shkonin në Ukrainë, në Poloni arrestohen një grup spiunësh rusë

“Është një dëshmi e pakontestuar se shërbimet polake të inteligjencës po punojnë në sigurinë e vendit tonë në një mënyrë shumë efikase”, shtoi Blaszczak.

Ai refuzoi të japë detaje lidhur me rastin duke thënë se ato do t’i zbulojë ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski gjatë një konference për media.

RMF kishte raportuar se gjashtë persona janë arrestuar në lindje të Polonisë të cilët po punonin për agjencitë ruse të inteligjencës.

Spiunët kishin kamera të fshehura nëpër stacionet e trenave, kryesisht më jug të vendin në rajonin Podkarpakcie.

Ato kamera janë gjetur në aeroportin Jasionka në afërsi të Rzesszow, që ishte bërë pika kyçe për transportimin e armëve dhe municionit në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori