LAJMI I FUNDIT:

‘Fury ka frikë dhe bën kërkesa qesharake për ta shmangur meçin me Usyk’ – promovuesi i ukrainasit reagon pas kërkesës së re të britanikut

‘Fury ka frikë dhe bën kërkesa qesharake për ta shmangur meçin me Usyk’ – promovuesi i ukrainasit reagon pas kërkesës së re të britanikut
(Foto: The Mirror)

Promovuesi i Oleksandr Usyk beson se meçi me Tyson Furyn nuk do të ndodhë duke theksuar se Gypsy King po përpiqet ta shmangë ukrainasin dhe ka frikë të përballet me të.

Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së britanikut që të mos përfshihet klauzola e rimeçit në duelin potencial që do ta vendoste kampionin e padiskutueshëm të botës në kategorinë e peshave të rënda.


Usyk më herët i la pranuar kërkesat e Furyt për ndarje të përfitimeve në raport 70 me 30 në favor të anglezit, me kusht që ai të dhurojë një milion funte për Ukrainën.

Caktohet vendi dhe data: Usyk pranon kushtet shokuese nga Fury
Lexo po ashtu Caktohet vendi dhe data: Usyk pranon kushtet shokuese nga Fury

Mirëpo, mëngjesin e të hënës, kampioni i WBC ka publikuar një video në rrjetet sociale duke bërë kërkesa të reja që ka nxitur reagimin e Alexander Krassyuk – promovuesi i kampionit të WBA, IBF dhe WBO.

“Siç ka thënë Usyk, barku i pangopur (Fury) ende shpreson të gjejë një mënyrë për t’u tërhequr. Ne e dinim më parë dhe e dimë tani. Sapo Usyk të pranojë një klauzolë të mos ketë rimeç, do të jetë një kërkesë tjetër për t’u tërhequr nga dueli”.

Ndeshja ndërmjet Usyk dhe Fury më afër se kurrë, ky i fundit i dërgon një projekt-kontratë
Lexo po ashtu Ndeshja ndërmjet Usyk dhe Fury më afër se kurrë, ky i fundit i dërgon një projekt-kontratë

“Unë jua them pse. Ai doli blof dhe Usyk e pranoi blofin e tij. Kjo është 100 për qind. Ai nuk e priste që Usyk të pranonte 70/30… Ai nuk është i përgatitur dhe është i frikësuar për të luftuar. Ai do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të shmangur Usykun për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka deklaruar Krassyuk për talkSPORT.

Promovuesi ka theksuar tutje se ka qenë ekipi i Furyt që fillimisht e kishin propozuar klauzolën e rimeçit, derisa Tyson në video ka theksuar se vetëm tani e ka marrë vesh këtë çështje.

Ndryshe, dy boksierët janë pajtuar paraprakisht që meçi i unifikimit të titujve dhe shpalljes së kampionit të padiskutueshëm të zhvillohet më 29 prill në Wembley. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori