LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon përballë Ponte Prizrenit

Golden Eagle Ylli triumfon përballë Ponte Prizrenit
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 81-68 (22:10, 15:23, 22:19, 22:16), në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën për mrekulli me një seri prej 15:4 dhe ishin bindës në çerekun e parë, duke e fituar 22:10. Megjithatë, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë ngushtojnë shifrat, dhe madje kalojnë në epërsi 27:30, por therandasit me një seri të suksesshme në fund shkuan në pushim me rezultat 37-33.


Por, në periodën e tretë, kampionët sërish u shkëputën në 14 pikë epërsi, 51:37, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 59:52. Basketbollistët e Prizrenit në dhjetë minutat e fundit arritën të rikthehen, ku barazuan shifrat në 63:63, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Ylli triumfoi 81-68.

Më të mirët e Yllit ishin Chris Harris me 21 pikë e 18 kërcime dhe Gëzim Morina me 15 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni u dalluan Meriton Ismaili me 15 dhe Muhamedali Janjeva me 13.

Therandasit kanë 18 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit shtatë fitore e 18 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori