LAJMI I FUNDIT:

Caktohet vendi dhe data: Usyk pranon kushtet shokuese nga Fury

Caktohet vendi dhe data: Usyk pranon kushtet shokuese nga Fury

Oleksandr Usyk ka pranuar kushtet e Tyson Fury për meçin e tyre të padiskutueshëm në peshën e rëndë më 29 prill me kusht që britaniku të bëjë një donacion për Ukrainën.

Britaniku postoi një video në mediat sociale të premten duke pretenduar se ukrainasi dhe skuadra e tij nuk vlejnë më shumë se një ndarje 70/30 në favor të tij dhe këmbënguli se ai do të heqë ofertën e tij me një për qind çdo ditë derisa të nënshkruhet marrëveshja.


Usyk nuk ka humbur kohë për t’u përgjigjur pasi ai gjithashtu shkoi në mediat sociale për të pranuar ofertën me kushtin që Fury të dhurojë një milionë ero për Ukrainën, në mes të luftës së tyre të vazhdueshme me Rusinë.

Derisa Tyson Fury po e fyente në fytyrë, Oleksandr Usyk pranoi një telefonatë në “Tottenham Hotspur Stadium"
Lexo po ashtu Derisa Tyson Fury po e fyente në fytyrë, Oleksandr Usyk pranoi një telefonatë në “Tottenham Hotspur Stadium"

“Hej, bark i pangopur. Unë e pranoj ndarjen tuaj 70-30 për të luftuar më 29 prill në Ëembley”, ka thënë ukrainasi.

“Por, ju do të premtoni se do të dhuroni 1 milionë euro për popullin e Ukrainës menjëherë pas luftës”.

“Dhe për çdo ditë që ju vononi do t’i paguani, një për qind më shumë e shumës rritet për popullin ukrainas. Kemi marrëveshje?”, thotë Usyk.

Oleksandr Usyk mund të ndeshet me Daniel Dubois nëse marrëveshja me Tyson Furyn dështon
Lexo po ashtu Oleksandr Usyk mund të ndeshet me Daniel Dubois nëse marrëveshja me Tyson Furyn dështon

Në një video të postuar gjithashtu në Instagram, Fury tha se Usyk dhe ekipi i tij “kanë vlerë 30 për qind dhe se ai duhet të luftojë Daniel Dubois në Copper Box nëse nuk pranon”.

Fituesi i betejës, nëse do të vazhdonte, do të bëhej kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën e rëndë që nga Lennox Lewis në vitin 2000. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori