LAJMI I FUNDIT:

Tahiri në selinë e OKB-së: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Tahiri në selinë e OKB-së: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në New York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.

Ai ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se në fokus ka pasur afirmimin e arritjeve të Republikës së Kosovës, në rrafshin legjislativ, politik si dhe zhvillimet e përgjithshme shoqërore.


“Theksova nevojën për përpjekje të shtuara për të arritur progres më domethënës dhe të qëndrueshëm. Si shtete dhe kombe, na duhen më shumë arritje në arsim e fuqizim socio-ekomomik, në veçanti më shumë punësim e pavarësi financiare. Republika e Kosovë në vitin 2020 ka aprovuar Konventën e Stambollit. Po ashtu, kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke adaptuar në Kushtetutë dhe ligje, parimet dhe standardet ndërkombëtare në ofrimin e mundësive të barabarta dhe fuqizimin e gruas”, ka shkruar shefi i deputetëve të AAK-së.

“Përtej anës formale, si vend dhe shoqëri, kemi treguar kulturë të lartë demokratike, aktualisht ne udhëhiqemi nga lidershipi i një presidenteje grua, e dyta në mesin e katër presidentëve të shtetit tonë të ri. Në udhëheqjen institucionale dhe publike, shumë gra të zonja kanë dhënë shembull të lidershipit të fortë, duke drejtuar diplomacinë, energjinë, drejtësinë, edukimin e ekonominë. Por, edhe në platforma civile e biznese. Tashmë, besueshmëria në përfaqësimin e grave në Kuvendin e Kosovës, është etabluar, duke i lënë pothuajse të kaluarës nevojën e kuotës gjinore”.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka trashëgimi të misionares më të madhe të humanizmit Nënë Tereza, që “po ndiqet nga ambasadorët e paqes, e shumë yje në muzikë, sport e art që na bëjnë krenarë si shtet dhe shoqëri”.

“Tradicionalisht nëna, motra kanë qenë të shenjta, motivi i familjes. Nisur nga shtëpia, babai ishte figurë e rëndësishme në qytet, por në sytë tonë lidere ishte nëna. Faktikisht, ajo ishte përgjegjësja. Fakti që më brengos edhe më tutje është, se ne po i shkojmë disi rrotull kësaj çështje për vite me radhë. E mbajë mend fillimisht si pjesë e OSBE-së, e në vazhdimësi në angazhime, ekspozohet fjala kualitet para mundësi”.

“Na duhet që gjerësisht të angazhohemi të ndajmë barrën, e të rrisim potencialin për zhvillim të qëndrueshëm. Në rrafshin multilateral dhe veçmas në OKB, e kemi për detyrë të afirmojmë arritjet e deritashme, por njëkohësisht duhet të jemi të hapur me veten, që problemet nuk janë një dimensionale, ato janë të ndërvarura e komplekse”.

“Arritjet na shërbejnë për motiv, por ka shumë punë për ne, që gratë në Kosovë, të kenë qasje të papenguar dhe afirmative në punësim, në institucione, në përfshije sociale, drejtësi, arsim e financa. Kemi rrugë për të bërë!”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori