LAJMI I FUNDIT:

Arsenali në bisedime me agjentët e Marcus Thuram

Arsenali në bisedime me agjentët e Marcus Thuram

E ardhmja e Marcus Thuram vazhdon të jetë e paqartë se ku do të transferohet në fund të sezonit.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.


25-vjeçari këtë edicion ka shpërthyer ku në 20 ndeshje zyrtare ka realizuar 13 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

The Mirror ka raportuar se Arsenali e ka futur në listën e dëshirave francezin dhe tanimë ka nisur bisedimet me agjentët e futbollistit.

Thuram është i lirë qysh tani të nënshkruajë parakontratë me skuadrën e radhës dhe po studion ofertat.

Gjithsesi gara për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit francez është shumë e madhe, pasi ka disa skuadra që e duan atë.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter, Milan, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United dhe Newcastle United gjithashtu janë vënë pas Thuram. /Telegrafi/