LAJMI I FUNDIT:

Tetë përballje, asnjë humbje – pesë me nokaut: Nipi i pamposhtur i Muhammad Ali tani do të ketë testin e vërtetë

Tetë përballje, asnjë humbje – pesë me nokaut: Nipi i pamposhtur i Muhammad Ali tani do të ketë testin e vërtetë

Të kesh lidhje me një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave është presion i mjaftueshëm, pasi shumëkush pret që edhe ju ta kenë atë rrugëtim.

Por, për nipin e Muhammad Ali, Nico Ali Walsh, presioni për të nuk ekziston, pasi ka shkuar në një seri të pamposhtur prej tetë luftimesh që kur u bë profesionist.


Dhe ai po shikon një luftë seriozisht të madhe me një tjetër australian nga një tjetër familje e madhe e boksit.

Credit: Px Images / Alamy

Ali Walsh po tenton të përballet po ashtu me të pamposhturin Nikita Tszyu, djalin më të vogël të boksierit legjendar ruso-australian Kostya Tszyu.

Duke folur pas fitores së tij të fundit, Walsh pranoi se një udhëtim në Australi do të ishte një perspektivë intriguese për të.

“Unë nuk di shumë për vëllezërit Tszyu, por padyshim që kam dëgjuar për ta. Dhe unë patjetër dua të bëj një luftë atje në Australi, më pëlqen”, ka thënë ai për FoxSport.

Me veshjet sportive që ia dhuroi gjyshi, nipi i Muhammad Ali triumfon me nokaut në debutimin e tij profesional në boks
Lexo po ashtu Me veshjet sportive që ia dhuroi gjyshi, nipi i Muhammad Ali triumfon me nokaut në debutimin e tij profesional në boks

“Nuk kam qenë kurrë atje, por kam shumë mbështetës atje dhe kam dëgjuar vetëm gjëra të mahnitshme”.

“Pra, mendoj se koha do ta tregojë. Nëse supozohet të ndodhë, do të ndodhë”, ka shtuar më tej nipi i Muhammad Ali.

View this post on Instagram

A post shared by Nikita Tszyu (@nikitatszyu)

22-vjeçari u bë profesionist në vitin 2021 dhe që atëherë ka fituar tetë përballje radhazi, me pesë nga ato fitore me nokaut.

Ndërkohë, Tszyu filloi udhëtimin e tij si profesionist në vitin 2022 dhe ka katër fitore dhe asnjë humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori