Përfaqësuesja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka filluar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, të cilat zhvillohen në muajin mars në Francë.
Dardanet e kësaj grupmoshe u grumbulluan në Kampin Nacional në Hajvali, i cili për herë të parë i ka hapur dyert për akomodim të plotë të ekipeve kombëtare.
Ky kamp tashmë i plotëson të gjitha kushtet për qëndrim disaditor, aq sa i nevojitet një skuadre, derisa do të jetë në shërbim edhe për grupmoshat e tjera të kombëtareve në të dyja konkurrencat.
Qëndrimi në kamp është mirëpritur shumë edhe nga futbollistet, të cilat u shprehën të kënaqura me kushtet dhe gjithçka ofron kampi.
Sahare Berisha dhe Albina Gegaj e vlerësuan faktin që të gjitha aktivitetet zhvillohen në një vend pa pasur nevojë të humbin kohë për të bërë rrugë në ndonjë destinacion tjetër.
Edhe përzgjedhësja e përfaqësueses së kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi u shpreh e lumtur për krijimin e këtyre kushteve në kamp, e të cilat u kursejnë kohë dhe ndikojnë në përgatitje sa më të mirë. Krasniqi ndër të tjera tha se gjatë grumbullimit përveç stërvitjeve, po organizohen edhe disa punëtori përmes të cilave u ndihmojnë vajzave të socializohen dhe të përgatiten për kalimin në grupmoshat tjera.
Kampi Nacional në Hajvali posedon një fushë me bari natyral dhe dy fusha ndihmëse me bari sintetik, ku edhe po i zhvillon stërvitjet Kosova U17.
Ky grumbullim katërditor do t’i shërbejë Krasniqit të bëjë selektimin e futbollisteve më të mira vendore dhe të ardhura nga jashtë, për të formuar ekipin me të cilin do të përballen kundër Irlandës, Francës dhe Italisë në mars.
Ndonëse është vetëm dita e parë, Bardha Mahmuti tha se atmosfera është shumë e mirë në ekip. Francën ajo e konsideron si kundërshtarin më të fortë por pohoi se atje shkojnë për të fituar. E Lorita Islami që i bashkohet Kosovës për herë të parë, u ndje shumë e lumtur për ftesën që ka marrë dhe për pritjen që iu bë nga ekipi i Kosovës.
Kujtojmë që Kosova U17 vitin e kaluar ka kaluar nga Liga B në Ligën A, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në rrugëtimin drejt Euro 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit
Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Porto tentoi një tjetër transferim nga Barcelona në ditën e fundit, por lojtari dhe klubi refuzuan ofertën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze