LAJMI I FUNDIT:

Brahim Diaz pritet të ndryshojë kombëtaren pavarësisht se shënoi në debutimin e tij te Spanja

Brahim Diaz pritet të ndryshojë kombëtaren pavarësisht se shënoi në debutimin e tij te Spanja

Reprezentuesi i Spanjës, Brahim Diaz thuhet se do të ndryshojë besnikërinë e tij ndërkombëtare në javët e ardhshme.

Mesfushori kreativ 23-vjeçar, i cili ka përfaqësuar kombëtaren La Roja në moshat U17, U19 dhe U21, bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar në qershor të 2021.


Në fakt, ai shënoi në paraqitjen e tij të parë duke shënuar golin e dytë në një fitore 4–0 kundër Lituanisë.

Por lojtari i Real Madridit, i cili ka qenë i huazuar në Serie A te Milani për dy vitet e fundit, nuk ka arritur të fitojë një thirrje tjetër që atëherë.

Pas disa vitesh zhgënjyese në skenën ndërkombëtare, Diaz duket se ka marrë një nga vendimet më të mëdha të karrierës së tij deri më sot.

Ish-produkti i të rinjve të Manchester Cityt ka zgjedhur të heqë dorë nga Spanja dhe të përfaqësojë Marokun – një vend për të cilin ai kualifikohet për shkak të prejardhjes marokene të gjyshes së tij.

Ai fillimisht hodhi poshtë mundësinë për të luajtur për këtë kombëtare përpara Kupës së Botës “Rusi 2018”, pavarësisht se Herve Renard ofroi garanci se lojtari do të ishte pjesë e skuadrës së tij për Kupën e Botës.

Por, Diaz me sa duket ka ndryshuar mendje dhe tani është vendosur të kalojë besnikërinë ndërkombëtare te Maroku pasi nuk ka luajtur asnjë lojë konkurruese për Spanjën.

Kjo është sipas gazetarit Lino Bacco, i cili thotë se është 99.99 për qind i sigurt se Diaz do të jetë i pranishëm kur skuadra e Marokut të mblidhet në mars për t’u përballur me Kolumbinë dhe një kundërshtar të dytë amerikano-jugor.

Maroku arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” pas fitoreve ndaj Spanjës në 1/8-tën dhe Portugalisë në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori