LAJMI I FUNDIT:

Serbia shkeli dakordimin për targat, Sveçla: Ndalohet qarkullimi i veturave me targa KM të regjistruara në dhjetor e tutje

Serbia shkeli dakordimin për targat, Sveçla: Ndalohet qarkullimi i veturave me targa KM të regjistruara në dhjetor e tutje

Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se ndonëse Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese, kjo është edhe pjesa të cilën e ka shkelur

Serbia ka shkelur dakordimin me Kosovën lidhur me çështjen e targave, ka shkruar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se ndonëse Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese, kjo është edhe pjesa të cilën e ka shkelur.


“Serbia ka shkelur dakordimin për targat. Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Kufirit, ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor 2022. Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim. Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel​, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Policia e Kosovës ua ndalon hyrjen veturave me targa KM që kanë vazhduar regjistrimin pas marrëveshjes së Brukselit
Lexo po ashtu Policia e Kosovës ua ndalon hyrjen veturave me targa KM që kanë vazhduar regjistrimin pas marrëveshjes së Brukselit

Krahas kësaj, ky i fundit ka bërë të ditur se raste të ngjashme të veturave me targa në fjalë, nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Raste të ngjashme të veturave me targa në fjalë, nuk do të lejohen të hyjnë apo veprojmë brenda territorit të Republikës së Kosovës, marrë parasysh që ato janë ilegale dhe ka dakordim për ndërprerjen e prodhimit apo ri-regjistrimin e tyre. Ftojmë të gjithë qytetarët, pronarë të veturave me targa të tilla, të paraqiten pranë qendrave të regjistrimit civil kudo në Republikën e Kosovës në mënyrë që të regjistrojnë veturat e tyre me targa zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori