LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Schallenberg: Mbështetje për funksionalitetin e institucioneve të OSBE-së të cilat ofrojnë paqe dhe siguri

Osmani-Schallenberg: Mbështetje për funksionalitetin e institucioneve të OSBE-së të cilat ofrojnë paqe dhe siguri

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ka pasur takim pune në Vjenë me ministrin e Punëve të Jashtme të vendit nikoqirë të OSBE-së, Austrisë, Alexander Schallenberg, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, Ministrat Osmani dhe Schallenberg diskutuan për aktivitetet e planifikuara në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë në vitin 2023.


Ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe për rolin e Organizatës në trajtimin e pasojave të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

“Agresioni ndaj Ukrainës vazhdon dhe njerëzit janë të parët që i ndjejnë pasojat e shkaktuara nga trazirat e sotme gjeopolitike. Ata që janë drejtpërdrejt të ekspozuar ndaj luftës dhe konfliktit vuajnë më së shumti. Të tjerët ndjejnë pasiguri. Mënyra e tyre e jetesës është vënë në pikëpyetje; përditshmëria u është shkatërruar. Duhet të lirohen nga frika e luftës!”, theksoi Osmani në takimin me Shallenberg.

Ndër konkluzionet kryesore të takimit, thuhet në deklaratën e MPJ-së, ishin ofrimi i mbështetjes për funksionalitetin e institucioneve të OSBE-së, të cilat ofrojnë mekanizma të ndryshëm në mbështetje të rivendosjes së paqes dhe sigurisë, parandalimit të konflikteve të ardhshme, si dhe nxitjen e bashkëpunimit në të gjithë OSBE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori