LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis në mars dhe të zgjas deri në katër vjet

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis në mars dhe të zgjas deri në katër vjet

Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se katër vjet vlerësohet se do të zgjasë gjykimi në shkallë të parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Dhomat e Specializuara në Hagë, kurse gjykimi pritet të filloj brenda tre muajve të parë të këtij viti. Sipas Jasharit, procesi i deritashëm është përcjellur me shkelje të të drejtave të njeriut.

Pas më shumë se dy vite të kaluara në paraburgin, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet të nis në mars të këtij viti.

Hilmi Jashari, ish-avokat i Popullit, konsideron se ka pasur probleme në aspektin e barazisë në proces, sidomos të mbrojtjes adekuate që do të duhej ta ketë pala e akuzuar në këtë Gjykatë, pa marrë parasysh se kush janë ata.


“Fillimisht këto kanë qenë problemet kryesore, megjithatë edhe vet natyrë e Gjykatës si e tillë dhe ajo që i parapriu kësaj gjykate ka pasur disa kontradikta në vetvete”, tha Jashari për RTV Dukagjini.

Jashari vlerëson se Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit duhet t’u garantohet një gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, pavarësisht problematikave që mund të shfaqen.

Ish-avokati i Popullit ka theksuar se “kompleksiteti i çështjes bie mbi përgjegjësinë e autoritetit të shtetit që e ka themelu një Gjykatë të tillë, sepse vetë themeluesi i një gjykate të tillë, do të duhej të kishte parasysh rrethana të tilla që mund ta komplikojnë situatën, mirëpo ajo nuk guxon të shkoj në dëm të një viktime, e cila realisht mund të jetë viktimë e shkeljes së drejtat të njeriut sikur në këtë rast”.

I gjithë procesi, i cili pritet të nis në tre muajt e parë të këtij viti, të paktën në shkallë të parë, vlerësohet se mund të përfundoj brenda katër vitesh.

Amer Alija nga FDH-ja ka thënë se “shqyrtimi kryesor deri tek vendimi i shkallës së parë nuk ma merr mendja se do të shkoj më shumë se tre-katër vite, kurse e tërë procedura duke u bazuar në shkallën e dytë, në shkallën e tretë mund të zgjasë më shumë”.

Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që ka monitoruar gjithë procesin, vlerëson se ai do të jetë më i gjatë për shkak të provave dhe dëshmitarëve të shumtë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori