LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i dokumentarit në Netflix, Kate Middleton thotë se ndihet e ‘tradhtuar’ nga Princi Harry

Publikimi i dokumentarit në Netflix, Kate Middleton thotë se ndihet e ‘tradhtuar’ nga Princi Harry

Kate Middleton thuhet se është e mërzitur me Princin Harry pas publikimit të dokumentarit të tij dhe të Meghan Markle në Netflix, “Harry&Meghan”.

“Kate ndihet e lënduar dhe e tradhtuar që Harry do ta bënte këtë edhe me të, veçanërisht pasi dyshja dikur ishin shumë të afërt”, tha një burim për Us Weekly.


Sa i përket reagimit të Princit William ndaj këtij dokumentari, revista raportoi se Princi i Uellsit ‘nuk po planifikon të japë anën e tij të historisë ose të hakmerret publikisht’.

Princi Harry dhe Kate (Foto: Getty Images)

“Ai po mbetet dinjitoz dhe po vazhdon me punën”, ka thënë më tej burimi.

Javën e kaluar, një burim i tha Page Six se William dhe Middleton nuk e kanë parë “Harry&Meghan”.

Meghan Markle përlotet kur flet për largimin nga familja mbretërore: U përpoqa shumë
Lexo po ashtu Meghan Markle përlotet kur flet për largimin nga familja mbretërore: U përpoqa shumë

Harry, 38 vjeçar dhe Markle, 41 vjeçe, folën për Princin dhe Princeshën e Uellsit në shumë raste gjatë projektit të drejtuar nga Liz Garbus.

Kate Middleton (Foto: Getty Images)

Duka theksoi se kishte një përplasje me Williamin në momentin që ia kumtoi lajmin se po largohej nga jeta mbretërore.

Harry dhe Markle u tërhoqën nga detyrat e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore në janar 2020 dhe u larguan zyrtarisht në shkurt 2021.

Princi William dhe Kate (Foto: Getty Images)

Çifti dhe dy fëmijët e tyre – djali Archie, trevjeç, dhe vajza Lilibet, njëvjeçe – aktualisht jetojnë në Montecito, Kaliforni. /Telegrafi/

Harry dhe Meghan (Foto: Netflix)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori