LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen një tjetër rekord, fotot nga fitorja e Kupës së Botës bëhen postimi më i pëlqyer në historinë e Instagramit – lë pas edhe imazhin e vezës

Messi thyen një tjetër rekord, fotot nga fitorja e Kupës së Botës bëhen postimi më i pëlqyer në historinë e Instagramit – lë pas edhe imazhin e vezës

Postimi i Lionel Messit si kampion i botës në Argjentinë është kthyer në foton më të pëlqyer në historinë e Instagramit – duke kaluar rekordin e deritanishwm qw ishte një imazh i një veze.

Ky postim mori 56.1 milionë pëlqime, por imazhi i Messit i tij duke e ngritur lart Kupën e Botës pasi Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës të së dielës, tashmë ka kaluar atë.

Pas fitores emocionuese të penalltive të Argjentinës ndaj Francës, ylli i PSG-së postoi në Instagram 10 foto të festimeve në Katar.


View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Gjatë kohës që kur e ngarkoi atë, postimi i Messit ka grumbulluar mbi 56 milionë pëlqime, dhe sulmuesin gjithashtu ka kaluar shifrwn e 402 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale.

Messi e shoqëroi postimin me një mbishkrim ku shkruhej: “Kampionwt e Botws. E kam ëndërruar aq shumë, e kam dashur aq shumë sa nuk mund ta besoj ende”.

“Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne. Ne demonstruam edhe një herë se argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar, jemi të aftë të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë. Merita i përket këtij grupi, që është mbi individualitetet, është forca e të gjithëve që luftojnë për të njëjtën ëndërr”, ka shkruar Messi.

Ai e kaloi postimin e Ronaldos nga muaji i kaluar – një reklamë për Louis Vuitton përpara Kupës së Botës në të cilën ylli portugez dhe Messi u panë duke luajtur shah që kishte grumbulluar 41.9 milionë pëlqime.

Ronaldo është ende personi më i ndjekur në Instagram, me një shifër marramendëse prej 519 milionë.

Muajin e kaluar ai u bë personi i parë që arriti 500 milionë ndjekës në faqen e mediave sociale.

Ylli portugez kryeson rrugën për sa i përket ndjekësve me Messin një distancë të qartë prapa në vendin e dytë – të dy janë atletët e vetëm brenda top 10.

Top 10-shen e plotësojnë Kylie Jenner, Selena Gomez, Dwayne Johnson, Ariana Grande, Kim Kardashian, Beyonce, Khloe Kardashian dhe Justin Bieber.

Rekordi për ‘pëlqimet’ mbahej më parë nga Chris Godfrey, i cili ngarkoi një foto të një veze në janar 2019.

Fotoja përfundoi duke marrë 56.1 milionë pëlqime, me synimin për të tejkaluar postimin më të pëlqyer në Instagram, një foto e vajzës së Kylie Jenner që kishte 18.6 milionë pëlqime.

Ronaldo mori 32.6 milionë pëlqime në tetor 2021 për njoftimin se partnerja e tij Georgina Rodriguez ishte shtatzënë, ndërsa postimi i Messit në reklamën e tij me Ronaldon mori 32.2 milionë pëlqime.

Messi pati një impakt të madh në finalen e Katarit, pasi shënoi dy herë, ndërsa e vulosi me penallti.

Ishte një finale përrallash të Kupës së Botës për yllin 35-vjeçar të Paris Saint-Germain, i cili fitoi një medalje që mungonte në koleksionin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?

Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?

Magazina
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo

Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo

Magazina
Bardhi publikon këngën e re

Bardhi publikon këngën e re "Çikës Tem", zbulon edhe shumë probleme personale

Magazina
Era Istrefi për herë të parë me performancë në Arenën e Madhe të Kikboksit në Turqi

Era Istrefi për herë të parë me performancë në Arenën e Madhe të Kikboksit në Turqi

Magazina
Vendim befasues: Rita Ora ndan rrugët me menaxheren e saj me të cilën ka punuar 17 vite, dhe e ka ndihmuar në rrugën drejt një ylli botëror

Vendim befasues: Rita Ora ndan rrugët me menaxheren e saj me të cilën ka punuar 17 vite, dhe e ka ndihmuar në rrugën drejt një ylli botëror

Magazina
Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Magazina
Kalo në kategori