LAJMI I FUNDIT:

Aro Muric fantastik, pret penallti në fitoren e Burnleyt

Aro Muric fantastik, pret penallti në fitoren e Burnleyt

Arijanet Muric ka vazhduar me ndeshje fantastike në Championshipin anglez me fanellën e Burnleyt.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është padyshim ndër portierët më të mirë në Championship dhe ka shkëlqyer me Burnleyn.


Në kuadër të xhiros së 23-të, Burnley ka marrë tre pikë të mëdha, pasi ka mposhtur Middlesbrough me rezultat 3-1.

Aro ishte ndër lojtarët me notën më të lartë në ndeshje, pasi në minutën e fundit të ndeshjes tregoi edhe njëherë se është specialist në pritjen e penalltive.

Mysafirët fituan një 11 metërsh, derisa Aro u tregua më i suksesshëm se Chuba Akpom duke i pritur penalltinë.

24-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion me Burnleyn duke pranuar 23 gola, derisa në shtatë ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori