LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes aktualisht është lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror deri më tani

Bruno Fernandes aktualisht është lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror deri më tani

Bruno Fernandes aktualisht renditet si lojtari më i mirë i Kupës së Botës “Katar 2022” deri më tani, pasi ylli portugez është rikthyer në formën më të mirë kur vendi i tij ka më shumë nevojë për të.

Nuk ka dyshim se Fernandes është një nga lojtarët më të mirë në botë kur është në humor. Megjithatë, lojtari i Manchester United është vënë nën një vëzhgim intensiv përpara turneut në Katar pas një fillimi relativisht të dobët të sezonit 2022/23.


Forma dhe paraqitjet e përziera me Unitedin nuk e ndihmuan 28-vjeçarin të gjente formën e tij më të mirë.

Megjithatë, forma e tij e deritanishme në Kupën e Botës e ka bërë atë një nga favoritët për të marrë çmimin e Topit të Artë, një vlerësim që i jepet lojtarit më të mirë të turneut.

Fernandes aktualisht ka një vlerësim mesatar prej 8.60 nga SofaScore pasi është vlerësuar me nota 8.4, 8.8 dhe 8.1 në tre ndeshjet që ka luajtur deri më tani, në vendin e dytë është superylli i Argjentinës Lionel Messi me vlerësim 7.95. Ndërsa Antoine Griezmann i Francës është i treti me notë mesatare 7.93.

Përveç vlerësimit të tij në ndeshje, Fernandes ka pesë kontribute për gol në emrin e tij, vetëm Kylian Mbappe (7) ka më shumë. Mesfushori portugez aktualisht është në krye të listës së asistimeve së bashku me kapitenin e Anglisë, Harry Kane me nga tre asistime.

Nëse shikojmë rastet e mëdha të krijuara, Fernandes është edhe aty me më të mirët pasi renditet i dyti, pasi ka krijuar katër raste të mëdha për skuadrën e tij. Griezmann i Francës është në krye me pesë.

Të gjitha statistikat kanë treguar se Fernandes e ka bërë punën e tij në mënyrë perfekte, edhe kur skuadra e tij nuk po i shfrytëzon rastet, Fernandes është ende aty për të bërë pasimet e duhura dhe vrapime për të krijuar mundësi.

E vetmja herë që Fernandes nuk luajti ishte në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve kundër Koresë së Jugut, dhe ata dukeshin një skuadër krejtësisht ndryshe pasi humbën 2-1.

Fernandes me siguri do të luajë një rol të madh në ndeshjen e ardhshme gjysmëfinale të Portugalisë kundër Marokut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori