LAJMI I FUNDIT:

“U vërejt se po mungonin gjatë bartjes në frigoriferët e rinj”, Haxhiu tregon se si u zhdukën mostrat e Deharit

“U vërejt se po mungonin gjatë bartjes në frigoriferët e rinj”, Haxhiu tregon se si u zhdukën mostrat e Deharit
Foto: Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu ka thënë se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka thyerje të derës apo ndonjë dyshim për përdorimin e forcës për të kryer këtë vepër.


“Por, jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata të cilët e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në përgjithësi. Situata e krijuar është tepër e rëndë dhe vendos hije dyshimi mbi të gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por edhe në veprimtarinë e tij”, ka deklaruar ministrja.

Tutje, ajo ka thënë se protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet, kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim.

“Në këtë rast ata që kanë pasur guximin të veprojnë në këtë mënyrë as nuk zmbrapsen nga protokolli e as nga përfshirja në një vepër të rëndë penale. Këtë guxim të mbrapshtë mund ta kenë vetëm ata që për motiv kanë dëmtimin final të rastit Dehari”, është shprehur Haxhiu, duke shtuar se autorët do të gjenden dhe rasti do të zbardhet me çdo kusht.

“Për këtë s’ka dyshim e as kompromis”, ka thënë ajo.

Ministrja mes tjerash ka bërë të ditur se ka edhe shumë rrethana tjera të raporteve ndërkolegiale në këtë “institucion të cenuar rëndë nga e kaluara e errët”, e që japin indicie se mund të jetë vepruar për të fajësuar njëri-tjetrin me qëllime e motive të ulëta duke ditur se çfarë peshe dhe ndjeshmërie ka rasti Dehari.

“Por, këtë mbetet ta vërtetojnë policia dhe prokuroria. Me rëndësi është që janë njoftuar organet përgjegjëse dhe menjëherë pas kësaj konference do të merren masa në përputhje me përgjegjësitë”.

Haxhiu ka thënë se i di emrat e personave që kanë pasur qasje në laborator, por se nuk mund t’i thotë pasi me ta po merren organet e drejtësisë.

“Unë i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk mund t’i them sepse të njëjtit i di edhe policia e prokuroria. Sa i përket masave, na takon të ndërmarrim masa disiplinore ndaj personave përgjegjës. Komisioni disiplinor i Instituti të Mjekësisë Ligjore ka marrë kërkesë për adresim të veprimeve, sot të përfundojë puna në suspendimin sepse legjislacioni nuk lejon menjëherë shkarkimin. Në përputhje me kompetencat e mia, do t’i ndërmarr masat”.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori