LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, e mirë apo e keqe? – “shpërthejnë” reagimet në rrjetet sociale

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, e mirë apo e keqe? – “shpërthejnë” reagimet në rrjetet sociale

Kosova dhe Serbia mbrëmë (e mërkurë) kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për targat në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

E pas arritjes së kësaj marrëveshje reagime të shumta ka pasur si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, disa po e cilësojnë si fitore për Kosovën e të tjerët janë skeptikë nëse kjo marrëveshje është në favor të Kosovës.


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”, duke shtuar se nënshkruan marrëveshje që as ata vetë s’po mund ta mbrojnë.

“Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruan marrëveshje që as ata vetë s’po mund ta mbrojnë. Por më e rënda është që dakordimi i sotëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bën për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka theksuar se kjo është trajektorja e Albin Kurtit ku përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.

“Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin, dhe na e lënë brenda konfliktin”, u shpreh Molliqaj.

Reagim ka pasur edhe nga analistë të ndryshëm dhe njohës të çështjeve politike.

Shqipe Pantina ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke thënë se ai “bënë kishe ai nuk lëshon pe, e mandej e dërgon Bislimin me nënshkrua”.

“Kryeministri e ka zgjedh një taktike interesante: shkon e negocion vet, pastaj bënë kishe ai nuk lëshon pe, dhe te nesërmen e dërgon Bislimin me nënshkrua. Kështu ja bon edhe me Zajednicën. Mandej del Presidentja e falënderon Amerikën. Jo adoleshent politikë, po fëmijë kopshti”, ka shkruar Pantina.

Edhe analisti Shkëlzen Gashi ka pyetur se përse regjimi i vjetër është gëzuar.

“Ky paska lëshu pe, po s’po e kuptoj pse ju të regjimit të vjetër qenkeni gëzu”, ka shkruar Gashi.

Adriatik Kelmendi ka përmendur një historik të marrëveshjeve që fillimisht janë kundërshtuar nga LVV-ja e më pas të njëjtat janë miratuar, duke e lidhur këtu edhe mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Shumë mirë! Herën e parë nuk e miratuam demarkacionin. E humbëm rendin e liberalizimit të vizave. Mandej e miratuam demarkacion. Bravo! Herën e dytë nuk e pranuam marrëveshjen për targa. Na e shtynë vendimin për liberalizimin e vizave. Mandej e pranuam marrëveshjen e njëjtë. Bravo! Dy fitore! Rezultatet e njëjta. Izolimi i njëjtë!”, ka shkruar Kelmendi.

Analisti Valon Syla ka kërkuar shkarkimin e Bislimit për shkak të “tradhtisë”.

“Albin nxire at bombën atomike në Taslixhe që e ke mshef. Edhe shkarko Bislimin se na tradhtoi. Dinjitet”, ka shkruar Syla.

E aktori i njohur Fatmir Spahiu e ka parë më pozitive arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Spahiu ka thënë se nëse kjo marrëveshje është paqe, atëherë Kosova është fituese.

“Nqs marrëveshja është Paqe, Kosova është fituese”, ka shkruar Spahiu.

Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori