Partia Demokratike e Shqipërisë do të zgjedhë përmes primareve kandidatët që do të paraqesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Sigurisht vëmendja më e madhe shkon për Bashkinë e Tiranës, si më të rëndësishmen për palët.
Socialistët do të paraqiten në garë me kryebashkiakun në detyrë, Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë. Ndërsa në PD, të paktën deri tani, janë tre kandidatë që do të garojnë fillimisht me njëri-tjetrin para se të përballen me votën qytetare.
Por kush janë tre kandidatët që kanë shpallur deri tani kandidaturën e tyre për Bashkinë e Tiranës?
Belind Këlliçi: Ka lindur më 25 janar 1987 në Tiranë. Ai ka kryer studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Coppin State University, ku është diplomuar për Shkenca Menaxhimi. Këlliçi është futur në Partinë Demokratike në fillimisht si anëtar i thjeshtë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe më pas në Partinë Demokratike.
Në vitin 2015, ai garoi për të marrë drejtimin e Forumit rinor të PD-së dhe u votua më shumë se 10 000 anëtarë duke u bërë kreu i FRPD. Po në këtë vit, Këlliçi u bë anëtar i kryesisë së PD-së. Në shkurt të vitit 2021, kryetari Partisë Demokratike, asokohe Lulzim Basha, i dha detyrën e drejtuesit politik të fushatës në Qarkun e Tiranës dhe një muaj më pas, Belind Këlliçi u emërua nga Partia Demokratike si kandidat për deputet të qarkut Tiranë.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Këlliçi u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë, ku theu herësin dhe grumbulloi 11 851 vota preferenciale.
Pas ndryshimeve të PD-së, më 30 gusht 2021, Belind Këlliçi u zgjodh Sekretari i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës. Pas përçarjes në PD, Këlliçi u bashkua me grupimin “Berisha” dhe ishte pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Për zgjedhjet vendore të vitit 2023, Këlliçi ishte kandidati i parë që bëri prezantimin për t’u bërë pjesë e primareve të Partisë Demokratike për të garuar për drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Gert Bogdani: Ka lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë. Studimet i përfundoi në Universitetin Politeknik të Nju-Jorkut për shkenca kompjuterike. Karrierën politike e fillon në vitin 2007 ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD-së.
Në vitin 2009, Gerti Bogdani kandidon në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ai mbajti postin e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Me pas Bogdani u zgjodh edhe si anëtar kryesie kur PD-ja drejtohej nga Lulzim Basha.
Pas përçarjes së PD-së, Bogdani nuk doli publikisht që të mbante një qëndrim se cilit grupim i përkiste, deri para disa javësh ku u shfaq në një takim me kreun e PD-së, Sali Berisha. Bogdani është kandidati i dytë pas Këlliçit që garon në primaret e PD-së.
Ilir Alimehemeti: Është kandidati i tretë dhe më i fundit që shpalli kandidimin e tij për primaret. Ai nuk ka një karrierë të mëparshme në Partinë Demokratike personalisht, por familja e tij po. Prindërit e tij kanë shërbyer si deputetë dhe këshilltarë bashkiakë në Tiranë. Ilir Alimehmeti është 43 vjeç, ai është me profesion mjek dhe është pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Alimehmeti mori vëmendje të madhe mediatike në 2 vitet e gjatë të pandemisë së koronavirusit, si epidemiolog.
Në përplasjen brenda Partisë Demokratike, ai zgjodhi të mbështesë Sali Berishën. Alimehmeti u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, më 30 prill 2022. /A2 CNN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025