LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Shteti ka bllokuar investimet kapitale e bizneset janë në vështirësi ekonomike, humbësit kryesorë janë punëtorët

Abdixhiku: Shteti ka bllokuar investimet kapitale e bizneset janë në vështirësi ekonomike, humbësit kryesorë janë punëtorët

Qeveria e Kosovës ka bllokuar investimet kapitale dhe bizneset janë në vështirësi ekonomike.

Kështu është shprehur në Facebook kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në biznesin “Mobile Karagaq” në Pejë për të shtuar se nga kjo gjendje humbësit kryesorë janë punëtorët.


“Ikja është problem kombëtar, dhe me siguri, me krizën e rëndë ekonomike në vend jo çdo biznes ka rritjen e pagave si mundësi – por zhvillimi ekonomik i yni arrihet njëmendtë kur shteti punon – për dhe me – sektorin privat, e ky i fundit – për dhe me – punëtorët që ka. Kur shteti nuk mbështetë njerëzit e vet – bizneset që ka – as këta të fundit s‘kanë se si t’i mbështesin punëtorët e vet. Në këtë cikël destruktiv, humbasim të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Shteti ka bllokuar ekonominë dhe investimet kapitale; bizneset së këndejmi janë në vështirësi; e punëtorët e vendit – njerëzit tanë – humbasin si përfundim. Do të takojmë secilin biznes prodhues në Kosovë. Do të flasim me ta; me secilin nga ta. LDK sot po dëgjon. Nesër, me njerëzit më profesionistë e më të mirë të vendit, do t’i japim zgjidhjet e domosdoshme për ta, punëtoret e tyre dhe për vet shtetin”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori