Për çdo rast, konsultohuni me gjinekologun nëse ju vonohen menstruacionet
Nëse dyshoni që jeni shtatzënë, me siguri dëshironi që sa më parë të mësoni për situatën në të cilën gjendeni dhe a prisni lajme të mira.
Pas ngjizjes, është e nevojshme që HCG-ja të gjenerojë në organizmin tuaj. Pasi që niveli i HCG-së dyfishohet në çdo 48 deri në 72 orë, nëse e bëni testin e shtatzënisë pas mungesës së menstruacioneve, rrisni saktësinë e rezultatit.
Ndryshe, nëse keni menstruacione të çrregullta, më mirë është ta bëni testin pas tri javësh të marrëdhënieve, transmeton Telegrafi.
Siguria e testeve është rreth 99 për qind nëse e bëni në mënyrën e duhur, mirëpo duhet të kini parasysh që mund të tregojë edhe rezultate të pasakta negative.
Për çdo rast, rekomandimi i gjinekologut është që testi të bëhet dy herë, sepse rezultatet mund të ndryshojnë nëse i bëni shumë herët.
Ndiqni këto rregulla për rezultate më të sakta të testit të shtatzënisë:
1. Kontrolloni datën e skadencës së testit përpara se ta blini atë.
2. Shumë mjekë rekomandojnë që analiza të bëhet në mëngjes, sepse atëherë përqendrimi i HCG në urinë është zakonisht më i larti.
3. Pavarësisht nga një keqkuptim i zakonshëm, nuk duhet të pini lëngje përpara se të bëni testin. Mund të hollojë nivelin e HCG në urinë dhe kështu të kontribuojë në një rezultat të rremë.
4. Nëse merrni ndonjë ilaç për fertilitetin, kini kujdes gjithashtu sepse rezultati mund të jetë i rremë.
5. Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit dhe mos e ekspozoni testin e përfunduar në rrezet e diellit, pasi mund të tregojë një rezultat të pasaktë.
Hapi tjetër është të bëni një takim me mjekun tuaj rreth tetë javë pas menstruacioneve tuaja të fundit për të konfirmuar lajmin e mirë se jeni duke pritur një fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur
Thonj të bardhë
Brooke Shields rishikon reklamën e saj kontroverse të Calvin Klein: Isha naive
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'