LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shfaqet sensuale në imazhet e reja nga Milano me transformimin si Marilyn Monroe

Kim Kardashian shfaqet sensuale në imazhet e reja nga Milano me transformimin si Marilyn Monroe

Kim Kardashian dukej si një version i ri i Marilyn Monroe në imazhet e fundit të postuara në Instagram.

Influencuesja 41-vjeçare la flokët e saj bionde tposhtë mbi supe, teksa nxirrte në pah figurën e saj të pabesueshme me një fustan të bardhë pambuku “Dolce & Gabbana” duke shtuar edhe këpucë të bardha.

Ish-bashkëshortja e reperit Kanye West ftoi ndjekësit e saj në dhomën e saj luksoze të hotelit në Milano, ku kishte një buqetë me trëndafila të bardhë dhe një ballkon të gjerë.


Diva ishte në Itali për shfaqjen e “Dolce & Gabbana” në Javën e Modës në Milano së bashku me motrën e saj të vogël Khloe Kardashian.

Në imazhet e reja, Kim e përdori kamerën në avantazhin e saj, teksa dukej sensuale në dhomën e saj të hotelit.

Ylli u pa në një hotel teksa ishte e grimuar dhe kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me rripa të gjerë, ndërsa një pallto e ngjashme i ra nga supet.

Në qafë kishte edhe një varëse kryq argjendi dhe diamanti. Në një moment ajo ishte në ballkonin e dhomës së saj të hotelit, teksa realizoi poza prej modele.

Kim ka punuar me shtëpinë italiane të modës për fushatën e tyre të re reklamuese të quajtur “Ciao Kim’ për koleksionin e modës për femra, pranverë-verë 2023.

Fushata vjen në një moment interesant pasi Ana de Armas luan si Marilyn Monroe në filmin biografik “Blonde”, i cili do të shfaqet në më shumë kinema më 23 shtator, përpara se të shfaqet premierë në Netflix më 28 shtator.

Në qershor, Kim ishte në qendër të polemikave pasi u akuzua për dëmtimin e fustanit ikonik që aktorja veshi për t’i kënduar ‘Happy Birthday’ presidentit të atëhershëm John F. Kennedy në vitin 1962, të cilin ylli televiziv e veshi atë në Met Gala të këtij viti.

Kim Kardashian nxjerr në pah barkun e tonifikuar me veshje nga Dolce & Gabbana, pasi shfaqi koleksionin e saj me markën në Milano
Lexo po ashtu Kim Kardashian nxjerr në pah barkun e tonifikuar me veshje nga Dolce & Gabbana, pasi shfaqi koleksionin e saj me markën në Milano

Kimit iu huazua fustani nga zyrtarët e muzeut, ku fustani 60-vjeçar është ruajtur në një mjedis të kontrolluar nga temperatura që kur u ble për një rekord prej 5 milionë dollarësh në vitin 2016.

Ylli televiziv ishte personi i parë që veshi fustanin që kur ishte veshur nga Monroe në vitin 1962.

Ajo pranoi se humbi shtatë kilogramë në tre javë për t’u përshtatur me fustanin, por ende nuk ishte në gjendje të përshtatej në të duke e lënë të zbërthyer. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori