Nga: Fernando Botero
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti
– Nuk ka asgjë më sipërfaqësore sesa të pikturosh një grua të bukur. Portretet më të bukura në art kanë qenë gratë e shëmtuara. Nëse pikturon Brigitte Bardot-in, është një katastrofë. Perëndimet e diellit; duhet të qëndroni larg perëndimeve të diellit. Pikturo një perëndim dielli dhe je në rrezik të madh.
– Detyra e vetme që ka një artist është cilësia artit. Nuk ka asnjë detyrim moral për të denoncuar. Një artist i përballur me një padrejtësi të tmerrshme, ndonjëherë mund të ndjej nevojën të thotë diçka. Denoncimi i situatës është në zgjedhjen e artistit.
– Fama ime ka të bëjë me ndarjen ndërmjet artit modern, kur gjithçka është e paqartë dhe shikuesi shpesh ndien nevojën për një profesor për t’i thënë atyre nëse është i mirë apo jo. Unë besoj se një pikturë duhet t’i flasë drejtpërdrejtë shikuesit, me kompozimin, ngjyrën dhe dizajnin, pa një profesor që t’ia shpjegojë atë.
– Kam ndjesinë e të bërit diçka të mirë për njerëzit, më shumë sesa të jem një artist në modë apo një artist i suksesshëm.
– Vepra ime është një autoportret i mendjes sime, një prizëm i bindjeve të mia.
– Kam parë kisha koloniale qëkur kam qenë i vogël, piktura koloniale dhe skulptura polikrome. Vetëm këto kam parë. Nuk kishte asnjë pikturë të vetme moderne në asnjë muze, as një Picasso, as një Braque, as një Chagall. Muzetë kishin piktorët kolumbianë nga shekulli i XVIII-të dhe sigurisht që unë kam parë art para-kolumbian. Ky ka qenë ekspozimi im.
– Në një fotografi ti bën thjesht një klik, por në art ti duhet të hedhësh kaq shumë energji. Ky perqëndim energjie dhe vëmendjeje thotë diçka që mediat e tjera nuk mund ta thonë.
– Njerëzit thonë: “Çfarë disipline, të pikturosh kaq shumë”. Unë iu them: “Jo, unë e adhuroj”. Asgjë nuk më argëton kaq shumë sa puna ime.
– Unë po vizatoja një mandolinë dhe bëra një vrimë tingulli kaq të vogël e cila e bënte mandolinën të dukej shumë gjigande. Vura re se bërja e detajeve shumë të vogla e bënte formën monumentale. Kështu, tek figurat e mia, sytë, goja janë të gjitha të vogla, ndërsa format e jashtme janë vigane.
– Arti duhet të jetë oazë: një vend apo strehë larg vështirësive të jetës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje