Virgjëresha mund të jetë shenja më e mirë (meqë hymë në sezonin e tyre), deri në momentin që bëhet më e keqja
Pse e themi këtë? Po ja për shembull, një takim romantik me një Virgjëreshë nuk mund të jetë aq i thjeshtë. Virgjëresha kërkon më të mirën për veten dhe këtë e reflekton dhe në kërkesat për partnerin.
Ja pse kombinimi mes një Virgjëreshe dhe një njeriu me zemër të dobët nuk do të ishte i mirë.
Ndershmëria e vrazhdë
Karakteristikë e Virgjëreshës është fakti se personave të kësaj shenje nuk u dridhet qerpiku për të qenë të ndershëm. Mos humbisni kohën me hollësira me ta, s’kanë kanë kohë për ceremonira. Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë të ndryshëm gjithashtu, jo të gjithë përkrahin energjinë negative, siç mendohet. Ata thjesht nuk e kanë problem t’i thonë gjërat ashtu siç janë, shkruan Elite Daily.
Disa persona të kësaj shenje janë të sjellshëm sepse dinë t’ju thonë një të vërtetë të pakëndshme, disa janë mekanikë dhe monotonë, disa të tjerë do të mendojnë të vërtetën e tyre me qetësi dhe do presin kohën e përshtatshme për t’jua thënë. Ata e kanë të vështirë të mos veprojnë me ndershmëri.
Nëse do të vendosni të frekuentoni një partner/e të shenjës së Virgjëreshës, bëhuni gati të dëgjoni gjëra që nuk do doni t’i dëgjoni. Frikacakët s’do të lulëzojnë në këtë mjedis. Nga ana tjetër, Virgjëresha shpesh mendon se edhe të tjerët janë po aq të sinqertë sa ajo. Prandaj në momentin kur gjërat nuk shkojnë si duhet, ata presin të njëjtin sinqeritet nga ana e tjetrit. Kështu që përgatituni të merni guxim për t’i treguar gjërat ashtu siç janë.
Logjika dhe emocioni
Një tjetër karakteristikë e Virgjëreshës është se ata janë shumë të logjikshëm. Ata peshojnë çdo veprim dhe hartojnë lista me avantazhe dhe disavantazhe. Ana emocionale ka shumë pak vend te një Virgjëreshë. Të gjithë e cilësojnë të vështirë të takojnë partner që vështirë t’i kuptosh.
Virgjëresha perceptohet si e ftohtë dhe përllogaritëse, për shkak të sundimit të arsyes dhe logjikës së tyre të ftohtë. Ata janë të vështirë për t’u fituar. Personat e kësaj shenje janë shumë selektivë dhe të kujdesshëm me personat që lejojnë të hyjnë në zemrën e tyre. Madje dhe kur mund të jenë të interesuar, ata janë në gjendje të vënë mure ndaluese, duke mos lejuar që situata t’u dalë nga kontrolli.
Për Virgjëreshën, logjika është e barabartë me ‘Kujdes!’ dhe ‘Vetëm budallenjtë nxitojnë në marrjen e vendimeve!’, ndaj kjo e bën edhe më të vështirë afrimin me një Virgjëreshë. Shumë njerëz mund të përpiqen, por pak mund t’ia dalin. Një dush dhuratash, thënie romantike që mund të lëkundin ftohtësinë e tyre, finesa në të shprehur mund t’ju ndihmojë të fitoni dashurinë e një Virgjëreshe.
Nëse jeni një person i cili vendimmarrjen e ka të ndikuar nga emocionet, ju paralajmërojmë që Virgjëresha nuk bën për ju. Gjithashtu nëse doni vëmendje të vazhdueshme dhe siguri për t’u ndjerë të lumtur, mbështetje të vazhdueshme emocionale, përjashtoni Virgjëreshën nga lista juaj.
Perfeksioni
Personat e shenjës së Virgjëreshës nuk janë të përsosur, pavarësisht nga reputacioni që kanë. Gjithsesi, Virgjëresha është një shenjë e cila është gjithë kohës e fokusuar për të bërë veten dhe ambientin që e rrethon sa më mirë të jetë e mundur edhe nëse kjo gjë do t’i dëmtonte vetë ata. Ata preferojnë të vënë rregull dhe ky i fundit është hapi i parë drejt përsosmërisë së mundshme për ta. Duke qenë se i kanë qëllimet e tyre shumë të qarta ata nuk mund të shoqërohen me njerëz që rrinë“ në vend numëro” apo më keq akoma regresivë.
Që të jesh me një Virgjëreshë duhet që gjithë kohën të jesh duke shkuar në drejtim të diçkaje. Ata duan versionin më të mirë të çdo njeriu, por mos u ngatërroni: Personi i shenjës së Virgjëreshës nuk po përpiqet t’ju ndryshojë. Ai thjesht nuk mund të qëndrojë me një partner, i cili nuk po ecën me shpejtësinë e tij, apo që ndihet komod në kaosin dhe mediokritetin e vet.
Nëse kërkoni dikë që t’ju nxisë gjithë kohën për të arritur qëllimet tuaja, që ju bën të punoni më shumë, që ju shtyn jashtë zonës suaj të rehatisë me gjithë mjetet që ka në dorë, atëherë mos lini t’ju shpëtojë Virgjëresha më e afërt që keni.
Devotshmëria
Pasi ia dilni të shembni murin në zemrën e Virgjëreshës, ajo me të cilën do të përballeni është besnikëria dhe përkushtimi i pakushtëzuar. Asnjë shenjë nuk është më e përkushtuar se Virgjëresha, duke ditur që të përkushtohesh nuk është edhe aq e lehtë, citon Anabel.
Investimi i bërë te Virgjëresha është gjithmonë për ta fituar atë. Pas kësaj herë pas here logjika e tyre i lë rrugë emocioneve dhe në momentin që ju do ta bëni Virgjëreshën të ndjehet rehat do të vijë koha që ajo do të lejojë emocionet të shfaqen më shumë se kurrë më parë.
Pasi të jeni bërë partnerë, të jeni të sigurt që Virgjëreshat nuk do ju kënaqin me thërrime. Ata janë një shenjë shumë intensive dhe kërkojnë të marrin dhe japin me të njëjtën forcë. Shpeshherë partneri tjetër e gjen veten në një marrëdhënie të papërballueshme. Prandaj nëse nuk jeni gati për t’i kthyer dikujt vlerësimin, mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar, më mirë mos u ngatërroni fare më një Virgjëreshë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj