LAJMI I FUNDIT:

Mourinho shpërthen pasi Wijnaldum do të mbetet gjatë jashtë fushave: Ndonjëherë futbolli është i vrazhdë, të gjithë jemi me Ginin dhe Felixin

Mourinho shpërthen pasi Wijnaldum do të mbetet gjatë jashtë fushave: Ndonjëherë futbolli është i vrazhdë, të gjithë jemi me Ginin dhe Felixin

Roma ka marrë një goditje të madhe me lëndimin e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum.

Mesfushori tulipan u lëndua në stërvitjen e së dielës, një ditë para sfidës me Cremonesen që Roma e zhvillon me fillim nga ora 18:30.


U raportua në mediat italiane se sulmuesi i ri Felix-Afena Gyan e lëndoi holandezin, i cili pritet t’i mungojë Romës deri në fund të këtij viti.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Jose Mourinhos në rrjetet sociale i cili është shfaqur me një fanellë në duar ku shkruan ‘Forza Gini’.

‘Special One’ ka qenë i ashpër në reagimin e tij, por duke përkrahur Wijnaldumin dhe Felix Afenan pas akuzave të shumta që mori sulmuesi i ri.

“Ndonjëherë futbolli mund të jetë m**. Në vetëm dy javë Gini është bërë njëri prej nesh, për shkak të cilësive të tij njerëzore(kualitetet e tij futbollistike tashmë i dinim).

“Fatkeqësisht, në një aksident shumë fatkeq që pati një lëndim të keq që do ta mbajë larg të luajë për një kohë të gjatë”.

“Por ndonjëherë nuk është vetëm futbolli që është m**, njerëzit mund të jenë gjithashtu… Ata që filluan thashethemet se një djalë i jashtëzakonshëm si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi është. Një llum i vërtetë. Ne jemi të gjithë bashkë sonte: brohorasim për Romën, për Wijnaldum dhe për Felix-in”, ka shkruar Mourinho në llogarinë e tij në Instagram.

Wijnaldum do të vendos brenda 48 orëve të ardhshme nëse do të futet në operim apo do të pres shërimin e ngadalësuar të këmbës, pasi qëllimi i holandezit është të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me ‘Tulipanët’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori