Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur dy ditë më parë është marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A.
Në lidhje me këtë ka reaguar ish kryesuesi i Bordit të drejtorëve, Afrim Mehmetaj i cili këtë vendim e quajti “tendencë për manipulim me opinionin”.
Mehmetaj përmes reagimit të tij tregoi se bordi i Infrakos-it është shantazhuar për të dhënë dorëheqje.
Sipas tij, dy nga anëtarët nuk i rezistuan shantazhit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe janë dorëhequr ndërsa një tjetër për arsye tjera.
“Lajmi për shkarkimin e vetëm tre anëtarëve të bordit, tendencë për manipulim me opinionin. Realiteti është se është shkarkuar komplet bordi, por dy prej anëtarëve nuk mundën t’i qëndrojnë shantazhit nga ministrja dhe u dorëhoqën, kurse një anëtar ka dhënë dorëheqje më herët për shkak se ka marr një detyrë tjetër në institucionin ku ka punuar”, ka thënë Mehmetaj.
Ai po ashtu se tha shkarkimi i bordit të drejtorve të Infrakos-it është arbitrar dhe pa asnjë të gjetur apo vërejtje për këto pesë muaj.
“Më datë 10.08.2022 në mbledhjen e Qeverisë qenka shkarku bordi i drejtorëve të Infrakos-it. Në cilësinë e kryesuesit të bordit, me përgjegjësi të plotë them se ky shkarkim është arbitrar dhe pa asnjë të gjetur apo vërejtje për këto 5 muaj. Unë personalisht gjendem jashtë vendit (SHBA), për një çështje familjare”, tha ai.
Mehmetaj përmes reagimit u shpreh se presionin dhe kërcënimin për shkarkim e ka përjetuar intenzivisht prej emërimit, e sidomos gjatë këtyre 15 ditëve të fundit.
“Si kryesues por edhe si bord mendoj se kemi pas një performancë të shkëlqyer, vërtetë prej neve është kërkuar një spastrim brenda kompanisë, për çka unë por edhe anëtarët tjerë të bordit nuk kemi pranuar të bëjmë pastrime politike pa përfillur ligjet dhe rregulloret në fuqi”.
Arsyetimi i ministres se bordi ka shkelur detyrat financiare, sipas tij nuk qëndron.
“Kjo është vetëm një arsyetim dhe gafë e ministres e cila dje ka takuar katër anëtar të bordit në takim 5 minutash, ku ka imponuar dorëheqjen e dy anëtarëve: Lulzim Beqiri dhe Ardita Salihu. Kurse dy drejtorët tjerë që ishin prezent nuk kanë pranuar të dorëhiqen, duke kërkuar arsyetimin nga ministrja pse duhet të dorëhiqen ata. Ministrja ka thënë se ky bord ishte shumë profesional, me integritet, të përgatitur në çdo aspekt veçse po ju mungon guximi për të shkarkuar dhe larguar të gjithë zyrtarët e lartë, menaxherët, PIU-në, bile bile për t’i shti duart si bord edhe në mikromenaxhim”, tha ai.
Mehmetaj potencoi se nuk e ka pranuar dorëheqjen dhe njëjtë kanë vepruar dhe anëtarët tjerë, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhitija.
“Unë Afrim Mehmetaj nuk e kam pranu dorëheqjen, njejtë kanë vepru edhe Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhitija, derisa ditë më parë kishte dhënë dorëheqjen zonja Fitnete Ismajli, kurse sot nga presioni direkt i ministres Rizvanolli u dorëhoqën edhe Lulzim Beqiri dhe Arditë Salihu. Opinioni duhet ta dijë se ky bord i drejtorëve të Infrakos-it është shkarkuar pa asnjë provë, të gjetur dhe në mënyrë krejt arbitrare”.
Sipas tij, ky bord për pesë muaj ka aprovuar rregulloren e pagave, organogramin, ka shpallur konkursin për KE i cili me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë është anuluar.
“Kemi iniciuar proçes gjyqësor për KONET-in, kemi filluar të identifikojmë të gjitha pronat dhe asetet e kompanisë të cilat janë uzorpuar, kemi iniciuar dhe ka përfunduar pagesa e kontributeve pensionale (që nuk ishte paguar për disa vite). Bordi që u shkarkua dje për këta pesë muaj i ka shpenzimet zero: Asnjë udhëtim zyrtar, zero shpenzimet për shfrytëzim te veturave, zero shpenzime të drekave, zero cent për mbushje telefoni, zero shpenzime për laptop, shpenzimet e naftës zero thjesht me thënë, përveç kompensimit të vogël që kemi marrë, shpenzimet tjera ishin në kuotën zero”, u shpreh ish kryesuesi i bordit të Infrakos-it.
Gjatë reagimit tha se shkarkimi është tendencioz dhe është i shtyrë nga persona që e kanë shkatërruar dhe janë duke vazhduar ta shkatërrojnë këtë ndërmarrje publike.
“Në fund ju themi se shkarkimi ynë është tendencioz dhe i shtyrë nga persona që e kanë shkatërru dhe po vazhdojnë ta shkatërrojnë këtë ndërmarrje publike që me vështirësi po mbijeton. Për fund vlen të theksohet se komunikimi ndër-institucional ministri-bord i Infrakos-it ka qenë i papërfillshëm, jemi kontaktuar në mënyrë jo institucionale vetëm kur kanë dashur të na japin ndonjë mesazh jo zyrtarisht”, tha ai.
Mehmetaj u shpreh se asnjëherë nuk ka marr ndonjë vërejtje me shkrim nga ministrja e Ekonomisë.
“Me përgjegjësi të plotë morale dhe profesionale deklaroi se zyrtarisht nga ministrja Artane Rizvanolli dhe ministri Mentor Arifaj, nuk e kemi pasur asnjë vërejtje me shkrim. Të dy të apostrofuarit e ministrisë së ekonomisë gjatë gjithë këtyre pesë muajve na kanë bërë presion duke u munduar të imponojnë punën e bordit me shantazhin e shkarkimit. Ne që nuk kemi pranuar të japim dorëheqje, rezervojmë të drejtën që të vazhdojmë me ankesë në instancat gjyqësore”, tha përmes një reagimi Mehmetaj.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të enjten priti në takim Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., të emëruar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.
Në takimin me kryesuesin Dukagjin Kastrati dhe anëtarët Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi, u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Nuk do të habitem nëse kemi 61 deputetë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak