LAJMI I FUNDIT:

Të hënën dalin shtesat për fëmijët dhe gratë lehona, në gusht hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur në vitin 2013

Të hënën dalin shtesat për fëmijët dhe gratë lehona, në gusht hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur në vitin 2013

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se 164 mijë e 388 fëmijë dhe 19 mijë e 753 lehona kanë pranuar shtesat që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot.

Murati ka theksuar se vetëm këtë muaj skemës së shtesave i janë shtuar 10 mijë e 853 fëmijë dhe 1,992 gra i janë shtuar skemës së shtesave për lehona.


“Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema. Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj.

Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.

Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.

Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori