Inxhinieri i cili pretendoi se Inteligjenca Artificiale e Google ka ndjenja është pushuar nga puna
Blake Lemoine, inxhinieri i Google i cili publikisht pretendoi se inteligjenca artificiale e bashkëbisedimit LaMDA ka ndjenja, është pushuar nga puna, kjo sipas një buletini nga Big Technology, të cilët biseduan me Lemoine.
Gjatë qershorit, Google kishte suspenduar me pagesë Lemoine për shkak të shkeljes së marrëveshjes së mbajtjes së fshehtësisë pasi që ai kishte kontaktuar anëtarë të qeverisë në lidhje me shqetësimet e tij, dhe kanë punësuar një avokat për të përfaqësuar LaMDA-në, transmeton Telegrafi.
Një deklaratë e dërguar me postë elektronike tek The Verge gjatë së premtes nga zëdhënësi i Google, Brian Gabriel u duk se e konfirmoi pushimin e Lemoine nga puna, ku shkruhej “I dëshirojmë Blake të gjitha të mirat”.
Google pohon se i shqyrtoi gjerësisht pretendimet e Lemoine dhe se kishin zbuluar se ato janë “tërësisht të pabaza”.
Lemoine pretendon se bisedat e tij me “chatbot-in” LaMDA e bënë atë të besoj se ajo po bëhet më shumë se thjesht një program, dhe se ajo ka ndjenjat dhe mendimet e saja personale, në krahasim me prodhimin e thjeshtë të bisedës mjaft realiste për ta bërë atë të duket ashtu siç është krijuar për të bërë.
Ai e argumenton këtë duke thënë se studiuesit e Google duhet të kërkojnë përmbajtje nga LaMDA përpara se të kryejnë eksperimente mbi të.
Në fakt vet Lemoine ishte caktuar që të testonte nëse inteligjenca artificiale prodhonte gjuhë të urrejtjes, dhe publikoi disa pjesë të atyre bisedave si pjesë e provave në llogarinë e tij në Medium. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Google Maps, pamje në 45 shkallë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe